Arbëreshët në Tiranë! Parada e traditës 6-shekullore me këngë e kostume të trashëguara: U kthyem në shtëpinë tonë! Gjuha, pengu ynë

“Thonë se kur Skënderbeu vdiq, u shfaq Shën Mëria dhe tha: Shqiptarë ejani me mua sepse do t’ju shpie atje ku do të gjeni atdheun tuaj të ardhshëm...”

Kostumet shumëngjyrëshe unike, bizhuteritë antike, gjuha e ëmbël arbëreshe edhe në këngë të traditës pushtuan këtë fillim javë sheshin “Italia”... Në Javën Kulturore Italiane i dedikon një ditë arbëreshëve...

“Filli lidhës i të gjitha aktiviteteve që kemi mbajtur është kjo miqësi e madhe mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe ju e dëshmoni më së miri këtë marrëdhënie shekullore mes dy vendeve”, thotë ambasadori Fabrizio Buçi.

Vijnë nga 21 komuna, 3 provinca të Rajonit të Kalabrisë, Fondacioni Arbëreshë dhe Liceu Klasik i San Demetrio Corone...

“Për ne shqiptarët, prezenca juaj këtu, është si të shikojmë pas në shekuj, në traditën tonë të bukur shqiptare, që ju ja keni dalë të transmetoni kaq të gjallë e plot ngjyra deri në ditët e sotme...”, thotë ministrja e Kulturës Elva Margariti...

Janë tre breza në këtë paradë kulturore... Për shumë prej tyre, është hera e parë që vijnë në Shqipëri...

“Është hera ime e parë që jam këtu. Për mua ishte një nder që të kthehesha në atë që ne arbëreshët quajmë atdheun tonë! Faleminderit të gjithë shqiptarëve që na pritën krahë hapur dhe me zemër, duke na bërë të ndjehemi në shtëpi...”, thotë një nga më të rejat prej arbëreshëve në paradë.

Ruajnë traditën e të parëve, të cilët u zhvendosën në Italinë e Jugut, duke nisur nga gjysma e parë e shekullit të XV-të. Kryesisht në zona si Pulja, Kalabria e Siçilia, ndonëse kaluan nga një katund në tjetrin...

“Ky fustan quhet “llambadhor” , sepse shndrin dhe është i bërë me fije ari. Është mbi 100-vjeçar dhe e trashëgoj nga të parët e mi”, tregon një prej vajzave arbëreshe të pranishme.

Italia është padyshim, atdheu që i mirëpriti, e ku siç rrëfejnë bashkëjetesa ka qenë ngaherë e paqtë.

Ky është grupi “Voci di Pace” që e ngroh atmosferën në shesh me muzikë arbëreshe, të cilën siç tregojnë e kanë përçuar edhe matanë Italisë...

“Pengu ynë është që nuk kemi një shqipe që të mësohet në shkollë, të shkruar... Dhe ky është një mëkat sepse kështu rrezikon që me kalimin e viteve arbërishtja të humbasë”, tregon një prej arbëreshëve.

Komunitetet arbëreshe ruajnë lidhjet me njëra-tjetrën. Të përbashkët kanë edhe merakun për gjuhën arbëreshe. E trashëguar në afro 6 shekuj, sot vihet në rrezik nga largimi i të rinjve...

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion