Arbitrazhi, anulimi i koncesionit
Rapiscan kërkon 360 mln euro

Arbitrazhi, anulimi i koncesionit<br />Rapiscan kërkon 360 mln euro
Pas vendimit të qeverisë për anulimin e koncesionit të skanimit të konteinierëve, kompania Rapiscan e ka çuar çështjen në gjyq ndërkombëtar.

Në një njoftim zyrtar Avokatura e Shtetit fton të gjithë subjektet e interesuar të aplikojnë për pjesëmarrje në procesin e dhënies së asistencës dhe përfaqësimit për Ministrinë e Financave/Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në zhvillimin e procesit të zgjidhjes së mosmarrëveshjes me shoqërinë S2 Albania Sh.p.k. dhe Rapiscan Systems, bazuar në kontratën datë 10 prill 2013 “Për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit”.

Vlerësohen më së shumti studiot ligjore që kanë eksperiencë në aribtrazhin ndërkombëtar. Kompania do të kërkojë rreth 360 milionë euro dëmshpërblim për ndërprerje të kontratës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu