TIRANË- Policia e burgjeve i sekuestron 600 euro Arbjon Alikos 20 vjecarit të dyshuar si organizator i grupit të zjarrit të cilët akuzohen për vrasjen e efektivit të RENEAS, Ibrahim Basha.
Këto lekë i janë gjetur Alikos të fshehur në shollin e këpucëve që ai mbante veshur sapo ai është dorëzuar nga punonjësit e policisë tek drejtoria e burgjeve në burgun 302 tek Mine Peza ku ai do të qëndrojë deri në një vendim të dytë të Gjykatës.
Arbjon Aliko u prangos mbrëmjen e 28 qershorit nga forcat RENEA dhe prej 4 ditësh ka qëndruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku dyshohet se dhe ka patur mundësinë të marr paratë nga jashtë për ti fshehur nën këpucë. Ndërsa vëllai i tij Alban Aliko është vendosur në paraburgimin e Kavajës kjo për shkak të moshës së tij të mitur sqaruan burime nga drejtoria e burgejve.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com