Ardhja e Trump/ Ironizon Idajet Beqiri: Ilir Meta festoi nga burgu dhe tha 'Fitore! Fitore!' Merkoçi: Do sjelli frymën e së djathtës konservatore edhe në Shqipëri

Ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit dhe ndikimi në politikën shqiptare u diskutua në ‘Studio Live’ me avokatët Idajet Beqiri dhe Fatmir Merkoçi. Beqiri i shikon si ëndrra pretendimet se ardhja e Trump do lirojë nga burgu Ilir Metën dhe nga arresti shtëpiak Sali Berishën.

'Ça s’po dëgjojmë këto ditë që u zgjodh presidenti. Ilir Meta kishte festuar tek burgu dhe kishte thënë fitore fitore. Sali Berisha e uroi nga fjalët më të gjetura sikur e kishte shokun e vet Trump dhe me ardhjen e tij sikur do dali nga andej dhe do futet në seli. Problemi është që Shtetet e Bashkuara janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë mbrojtësja e paqes kudo në botë. Janë ato demokracinë dhe shtetin ligjor e kanë të shenjtë. Sytë e botës për çdo lloj qasjeje, çdo lloj konflikti i mbajnë atje sepse e dinë që prej tyre vjen shpëtimi. Jo se vjen një president dhe do ndryshojnë këndvështrime e tyre për zbatimet e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.'

Më tej Beqiri shton se Berishës ia vuri non gratën administrata Trump.

'Non gratën Berishës ia nisi Donald Trump. Qeveria tjetër, presidenti tjetër i SHBA me sekretarin Blinken vetëm hodhën firmën se dosja ishte përgatitur prej kohësh. Që ti hiqet non grata Berishës duhet ti merren firmat dy presidentëve. Me të drejtë kemi atë shprehjen: Ëndrra janë të keqen nëna, herë dalin, herë s’dalin.

Nuk e duan Shqipërinë me shtyllat e kriminalitetit që do e dobësonin Shqipërinë aq shumë. Nëse e duan kaq shumë popullin shqiptar, jemi edhe për këtë shkak se kanë garantuar sigurinë tonë kombëtare.'

Sa i përket ndëshkimeve të drejtësië avokat Merkoçi thekson se drejtësia dhe SPAK duhet të merren me korrupsionin galopant të qeverisë.

'Raportet e DASH flasin zi e më zi për këtë vend. Shqipëria vendi i parë në pastrim parash. Ardhja e Trump, është fryma që sjell frymën e së djathtës konservatore në botë edhe Europë. Pa dyshim ndikimi është edhe në Shqipëri. Nuk merret drejtësia në mënyrë individuale. Nuk harrohet ai që është në krye të shtetit. Kemi filluar ta kanalizojmë drejtësinë. Unë them është e kapur. Nëse SPAK ka bërë gjykime, nëse shkojmë tek gjykatat e tjera, të bën përshtypje nëse SPAK merr në hetim x-in, në prokuroritë e rretheve njerëzit për një cigare hashash futet në burg.

SPAK ka bërë arrestime dhe dënime, por janë selektive. Gjykoj dhe them, u dënua sot për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa për atë të Tiranës nuk kemi asgjë. Kryetari i bashkisë qëndron në zyrë. Po këto mbetjet, korrupsioni një portin e Durrësit. Në Porto Romano vjen anija në 2 të natës merr kontejnerë. Është kontrabandë shtetërore. Nëse flitet për korrupsion, flitet për korrupsion shtetëror.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:46
Beccheti bleu vendimin e Arbitrazhin në dëm të Shqipërisë/ Beqiri: Vendim i diktuar nga korruptimi prej biznesmenit italian, bleu dhe qeverinë Berisha

 

Avokati Idajet Beqiri thekson në Studio Live se do jetë fitore për Shqipërinë tashmë që u zbulua se Francesko Beccheti pagoi për vendimin e arbitrazhit në dëm të Shqipërisë.

Qeveria shqiptare zbuloi prova dhe kjo do e rrisi prestigjin e Shqipërisë në arbitrazhin ndërkombëtar.

'Me këto prova të shtetit shqiptar dhe i ka siguruar. Edhe vendimi ishte i njëanshëm dhe i diktuar nga korrupsioni dhe Beccheti dinte ti blinte siç bleu qeverinë Berisha. Do konsiderohet një fitore e madhe për Shqipërinë. Do e rrisë prestigjin në arbitrazh ndërkombëtar. Do të jetë porta dhe nëse nuk i ka shkuar në mend qeverisë shqiptare kjo, duhet të shkojë tashmë që duke parë rrugën për pavlefshmërinë e vendimin e arbitrazh duhen parë edhe kontrata antishqiptare për dhënien me koncesion të naftës në interes të shoqërive të huaja që këto pasur tu kthehen Shqipërisë, që këto pasuri janë të pavlefshme.'

Ora 17:32
Trump do të heq non gratën e Berishës? Beqiri: Ëndrra janë të keqen nëna! Herë dalin, herë s'dalin

 Avokati Idajet Beqiri thekson në Studio Live për Arbër Hitajn se non gratën Berishës ia nisi administrata Trump dhe u firmos nga administrata Biden. Beqiri ironizon pretendimin se me ardhjen e Trump hiqet non grata.

'Non gratën Berishës ia nisi Donald Trump. Qeveria tjetër, presidenti tjetër i SHBA me sekretarin Blinken vetëm hodhën firmën se dosja ishte përgatitur prej kohësh. Që ti hiqet non grata Berishës duhet ti merren firmat dy presidentëve. Me të drejtë kemi atë shprehjen: Ëndrra janë të keqen nëna, herë dalin, herë s’dalin.

Nuk e duan Shqipërinë me shtyllat e kriminalitetit që do e dobësonin Shqipërinë aq shumë. Nëse e duan kaq shumë popullin shqiptar, jemi edhe për këtë shkak se kanë garantuar sigurinë tonë kombëtare.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Balla takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali: Po punojmë për zgjidhjen e problematikave me njohje dokumentash dhe lehtësim procedurash konsullore

Balla takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali: Po punojmë për zgjidhjen e problematikave me njohje dokumentash dhe lehtësim procedurash konsullore