Ardi Gjançi, 'arkitekti' i Skënderbeut! Korçarët u ringritën nga hiri

Ardi Gjançi, 'arkitekti' i Skënderbeut! Korçarët u ringritën nga hiri

Skënderbeu në 'Final 4' dhe Ardi Gjançi

Nëse në fillim të sezonit të Superligës pyesje tifozin më besnik të Skënderbeut, as ai nuk ishte besimplotë se korçarët në fund të kampionatit do ishin në garë për titullin kampion.

Diçka e tillë dhe skepticizmi ishin të dukshëm, për shkak të shumë rrethanave. E para klubi ishte mësuar me emra të mëdhenj në ekip, teksa pas ringritjes nga Kategoria e Parë si kampion, në Korçë nuk u bënë investime të mëdha. Më së shumti drejtuesit u përqëndruan te elementi i ri dhe zbulimet e personave të ngarkuar me këtë punë.

"Arkitekti" i këtij Skënderbeu pa dyshim është drejtori sportiv, Ardi Gjançi. 35-vjeçarit iu besua merkato dhe puna me lojtarët që fundin e një sezoni më parë, kur ekipi militonte në Kategorinë e Parë.

Pa shumë zhurmë dhe me shumë punë, Gjançi tregoi se ishte gati për elitën, teksa përvoja e tij te Turbina e ndihmuan të hidhte një hap cilësor në elitën e futbollit shqiptar.

Askush s'e besonte se në Korçë do afrohej për portën një si Marco Alia, lojtar i Lazios, apo edhe mbajtja në ekip e kapitenit Dean Liço. Nëse i hedhim një sy korçarëve, në gjirin e ekipit janë plot lojtarë të rinj që pritet të "mbushin arkat" e klubit.

Shkëndija e parë u pa disa muaj më parë, kur pas vetëm pak ndeshjeve me ekipin e parë, sulmuesi Franklin i 'dhuroi' korçarëve më shumë se 600 mijë euro pas shitjes së tij te Astana.

Mosha mesatare e Skënderbeut është vetëm 23 vjeç dhe kjo tregon punën e madhe të bërë në Korçë nga drejtuesit dhe padyshim trajneri Ivan Gvozdenovic, që në fund u shpërblye me vendin e katërt dhe sigurimin e "Final 4", zonës që të dërgon në ndeshjet shtesë për titullin kampion.

Të gjithë në Korçë janë pishman dhe mbase shpresojnë në një amnsiti të UEFA-s ndaj tyre, duke kujtuar se nuk mund të luajnë në turnetë evropian pas dënimit të shtatë viteve më parë.

Për Skënderbeun nuk ka pushim, me "Final 4" që do jetë si një vitrinë për lojtarët e talentuar të cilët janë në optikën e klubeve të huaja. Përmendim këtu kapitenin Dean Liço që ka zgjuar interesin e disa klubeve.

Marcos Ramos, Randy Dumfour, Klevis Shaqe, Mario Rabiu, Kristi Vangjeli, Rei Pecani, Yuri Merlim, Dejvid Janaqi, Gresild Lika, Ermir Rashica apo Ardit Nikaj janë disa nga emrat më të talentuar në grupin e lojtarëve që Gvozdenovic trajnon në fushë dhe Gjançi ka në plan transferimin e tyre për të përfituar të ardhura për klubin.

Pas disa sezoneve "jo", duket se Skënderbeu është ringritur si Feniksi nga hiri dhe po na kujton vitet e arta kur klubi korçar s'kishte rival dhe vendoste "diktatin" në Superligë me shtatë trofe radhazi (2011-2017).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi