Debate te ‘Siguria'/ Ardi Veliu prezanton buxhetin e AMP, opozita ikën nga salla: Na sollët një kriminel me uniformë, manipuloi vrasjen e Lear Kurtit (VIDEO)

Me debate të forta është zhvilluar mbeldhja në Komsionin e Sigurisë Kombëtare, ku kreu i AMP, Ardi Veliu po prezantoi projektbuxhetin 2023. Opozita ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një ditë tjetër, duke e cilësuar Ardi Veliun si një ‘manipulator’. Kërkesa e opozitës nuk u pranua nga kryetari i komisionit Nasip Naxhon me argumentin se kjo mbledhje parashikohet nga rendi i ditës.

Për këtë arsye opozita braktisi mbledhjen duke u larguar në bllok nga salla. Deputetët Ervin Salianji dhe Flamur Noka ishin ata që kundërshtuan fort seancën, duke thënë se Veliu duhet të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit.

Noka e akuzoi Veliun se ka manipuluar vdekjen e 32-vjeçarit dhe se nuk do të pranojnë një “kriminel me uniformë që të raportojë në emër të ligjit”. Pas këtij debati opozita u largua nga salla, ndërsa kreu i AMP prezantoi buxhetin përballë anëtarëve socialistë në Komision.

Nga ana tjetër, deputeti Qefalia i tha opozitës se kanë të drejtë që ta thirrin kreun e AMP-së në Komisionin e Sigurisë në një seancë dëgjimore për vdekjen e Lear Kurtit.  Pas tensioneve, deputetët e opozitës lanë sallën e Komisionit dhe mazhorancën pa kuorum. Pavarësisht akuzave direkte, Ardi Veliu ruajti qetësinë.

Pjesë nga debati

Ervin Salianji: Vriten njerëz atje dhe doni të manipuloni ngjarje. Shtyni mbledhjen. Buxheti i shtetit, diskutim që s’mund të bëhet me këto lloj paçavuresh të këtij lloji. Të vijnë përfaqësues nga ministra që ta shpjegojnë, pasi të bëjmë dëgjesën me personin për ngjarjen kriminale. 

 Është analfabet, më keq se ç’ka pasur letrën e dorëheqjes. Njerëz që nuk dinë as shkrim e as këndim. Na sillni drejtues që nuk dinë të shkruajnë. Kur ju vjen një drejtues me këto letra pranoni të rrini me kokën ulur. Për manipulime të ngjarjeve kriminale të ndodhura në këtë vend, duhet të nisë nga kjo. Kanë ndodhur manipulime të ngjarjeve kriminale në këtë vend. Nuk mund ta fshihni dot.

Nasip Naço: Të ruajmë qetësinë.

Ervin Salianji: Nuk e ruajmë qetësinë kur vriten njerëz.

Xhemal Qefalia: Kemi kompetencën ta ftojmë si drejtorin e policës të vijë në seancë dhe të veprojë, ka ikur koha  e proceduarve, ka ardhur koha e veprimit, të kalojmë të rendi i ditës

Flamur Noka: Sot para deputetëve është ulur një ish-oficer police dhe drejtues police, aktualisht drejtues i AMP, është ulur një individ i cili në rast se në këtë vend do kishte shtet dhe demokraci, nëse do kishte drejtësi. Është manipuluar ngjarja e Elbasanit dhe fakte dhe prova, vrasja e Klodian Rashës, u etiketua si armik, pa u bërë disa orë nga vrasja e Laer Kurtit vrapoi ky person që të manipulojë ngjarjen dhe ta shpallë kriminel të vdekurin, standardi juaj është që kriminelët ti bëni drejtor, krimit t’i jepni pushtet, ky nuk është standardi i shqiptarëve dhe opozitës dhe refuzojmë ta pranojmë një kriminel me uniformë të na raportojë në emër të ligjit, ai duhej të ishte viktimë e ligjit.

Nasip Naço: Ju keni punë të vështirë z. Veliu, me punën tuaj, duke respektuar edhe ligjin, ju prekni interesa, me reagimin e opozitës kuptohet që prekni interesa.

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë u mbyll pa votimin e project-buxhetit të AMP-së për vitin 2023, pasi mazhoranca nuk mundi të plotësojë kuorumin e deputetëve.

Vrasja e Lear Kurti është mbuluar me mister. Kjo ka ardhur si pasojë e deklaratave kontradiktore që kanë pasur në fillim mes policisë, AMP-së si edhe spitalit të Traumës. Opozita dhe familjarët hedhin akuza se i riu është dhunuar në komisariat, e ndërsa ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë duke konfirmuar se në stomakun e Lear Kurtit është gjetur qese me gjurmë kokaine. 

Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, veprim që mendohet ta ketë bërë nga frika se mos e kapte policia me drogë. Deri në sqarimin e plotë të vdekjes së 32-vjeçarit në duart e policisë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bilo pilafi: 28/10/2022 15:20

    A me duket mua, apo sikur doje t'i perkushtoheshe familjes???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut