Këngëtari Ardian Bujupi po përjeton emocionet më të bukura në jetën personale.
Ai dhe partnerja e tij, Fjolla, janë bërë prindër për herë të parë dhe familja e tyre është zgjeruar me një djalë.
Lajmin e ka ndarë vetë artisti me ndjekësit e tij përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Krahas fotografisë, këngëtari ka zbuluar edhe emrin që kanë zgjedhur për djalin duke u qëndruar rrënjëve shqiptare, si dhe datën e lindjes së tij, 2 prill.
“Gjon Bujupi, 02.04.26,” ka shkruar ai krah postimit.

Komento
Komente


