Kërcime të nxehta dhe puthje, në lidhje me Ardian Bujupin? Jasmina e ‘Përputhen’ ‘ngacmon’ rrjetin: Nuk jap sqarime për shkëndijat

Kërcime të nxehta dhe puthje, në lidhje me Ardian Bujupin? Jasmina e ‘Përputhen’ ‘ngacmon’ rrjetin: Nuk jap sqarime për shkëndijat

Ardian Bujupi dhe Jasmina

Të gjitha e kemi parë qoftë dhe një herë në rrjetet sociale ditët e fundit kërcimin e nxehtë mes këngëtarit Ardian Bujupi dhe ish-konkurrentes së “Përputhen”

Pikërisht nga ky kërcim dhe disa fotografi të publikuara, Ardiani dhe Jesmina janë bërë dyshja më e përfolur e momentin nga mediat rozë.

Në një intervistë, të cilën e dha Jasmina së fundmi për “ATV”, pavarësisht e u pyet lidhur me jetën e saj private, ajo vendosi ta mbajë atë private. Megjithatë ajo nuk la pa “ngacmuar” imagjinatën tonë pasi ajo nuk mohoi shkëndijat mes saj dhe këngëtarit.

Jasmina tha se ka vendosur që jetën e saj ta mbajë hermetike dhe mos të ndajë më detaje me publikun. Ajo nuk i mohoi shkëndijat më këngëtarin duke thënë se nuk kanë patur komplekse me njëri-tjetrin.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara.”, është shprehur Jasmina.

Kujtojmë se në rrjet ka qarkulluar edhe një fotografi ku Jasmina duket sikur puth Ardianin.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani