Këto “akuza” vijnë jo drejtpërdrejt nga Ardiani, por nga Egzon Krasniqi, menaxheri i këngëtarit shqiptar që jeton në Gjermani. “Festivali “Zhurma Show Awards 2013” që u mbajt dje mbrëma ka rezultuar me mjaft parregullësi dhe konflikte mes pjesëmarrësve. Këngën “Penthouse” e Ardian Bujupit ft DJ Dalool e kanë nominuar pa lejen tonë dhe përveç se e kanë nominuar pa leje nuk e kanë shpërblyer me asnjë çmim.
Ky spektakël është bërë me përplot dallavere”, fillon shpjegimin Egzoni gjatë një interviste për Zëri. “A kam qenë i ftuar në festival? Po kam qenë i ftuar një javë më parë dhe kam biseduar edhe me drejtoreshën Rafete Memini, e kam pyetur se a ka diçka po që se jemi pjesëmarrës dhe ajo në një farë forme më ka kërkuar të holla”.
“Në momentin kur i thash se a ka diçka, ajo ma ktheu ‘Egzon ti e din qysh shkojnë këto punë” pra d.m.th me dhënë para për çmim apo me ia gjetur ndonjë sponsor. Dhe kur mi tha këto fjalë, i thash se nuk kemi nevojë për kësi lloj pazaresh, por është mirë të vlerësohen artistët ashtu siç e meritojnë”, shpjegon ai më tej.
(J.H/shqiptarja.com)