Gazeta gjermane “Bild” raporton se viktima e kësaj dhune kishte qenë së bashku me shokët e tij, kur disa të rinj mes tyre dhe Bujupi e kanë rrahur duke e lënë me gërvishtje dhe enjte në fytyrë.
Ky lajm është bërë i ditur nga media të ndryshme kosovare të cilat janë në pritje të vijimit të ngjarjes për këngëtarin Bujupi.
Ardiani është bërë i njohur në Gjermani pas pjesëmarrjes së tij në talent show-n "X-Factor", gjithashtu ai ka qenë i pranishëm edhe në Shqipëri ku ka marrë pjesë në festivalin e fundvitit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)