Këngëtari kosovar Ardian Bujupi ka publikuar klipin më të ri me titull “Penthouse”.

Ardiani këtë herë vjen në bashkëpunim me Dj Dalool në një këngë të realizuar në gjuhën angleze e ndërthurur me pjesë në gjuhën shqipe.



Kjo këngë pritet të publikohet në televizionet më të njohura të muzikës.

Bujupi është një këngëtar që e zhvillon karrierën e tij në Gjermani dhe është mjaft i suksesshëm.



Kjo këngë premton sukses pasi sa është publikuar ka marë shumë klikime në You Tube.



Dj Dalool ka falenderuar të gjithë fansat për mbështetjen e tyre.



2/3