Në fund të votimit nga anëtarët e federatës së volejbollit president është zgjedhur një njeri shumë i njohur për këtë sport në Shqipëri, por edhe jashtë saj si Ardian Doci.
Ish-volejbollisti i njohur shqiptar ka luajtur me Dinamon për 20 vite me radhë, ndërsa karrierën e ka mbyllur në Greqi duke u shpallur edhe futbollisti më i mirë i vitit në edicionin që ka luajtur në shtetin fqinj.
Doci ka qenë edhe pjesë e ekipit kombëtar të volejbollit duke dhënë maksimumin dhe mbajtur shiritin e kapitenit për shumë vite.
Doci më parë në FSHV ka qenë pjesë e ekzekutivit, ndërsa tani pritet që të reformojë këtë federatë së bashku me KOKSH dhe ministrinë për të ngritur sportin e volejbollit në kohët e arta në Shqipëri për ta bërë konkurrues edhe në Evropë.
d.b/shqiptarja.com
