Ardian Paci me “The Guardians”
në Athinë: Zbuloni emrin mysliman!

Ardian Paci me “The Guardians”<br />në Athinë: Zbuloni emrin mysliman!
TIRANE- Galeria “Kalfyan” në bashkëpunim me Galerinë Peter Kilchman në Greqi, me 5 shkurt do të prezantojnë ekpsozitën e parë personale “The Guardians”, të artistit të njohur shqiptar Adrian Paci. Kjo ekspozitë pikë kryesore ka instalacionin “Names”, që fokusohet në numrin e madh të emigrantëve në Greqi, të cilët kanë ndryshuar emrat e tyre origjinal duke i zëvendësuar me emra grek.

Artisti ka treguar se qëllimi i tij kryesor është që të transformojë këtë galeri në një lloj agjencie, duke i ftuar njerëzit, të cilët kanë ndryshuar emrat duke i përshtatur nga myslimanë në ortodoks, për t’i shkruar emrat origjinal në një copë letre. “Në këtë mënyrë emigrantët që konsiderojnë emrat e tyre origjinal “problematik” për integrimin e tyre në shoqërinë greke janë të ftuar ta afirmojnë atë nëpërmjet një gjesti të thjeshtë të shkrimit të emrit në një copëz letre” ka thënë Adrian Paci.

“Names” adreson çështjet kryesore të punës së artistit shqiptar si emigrimi, zhvendosja, identiteti kulturor dhe etnik, ndërsa ky instalacion thërret për krijimin e një reflektimi përmes përfshirjes personale dhe emocionale të njerëzve të vërtetë. Kjo ekspozitë do të hapet me 5 shkurt 2015 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 28 mars 2015 në galerinë Kalfayan në Athinë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin