Për të diskutuar lidhur me dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Janullatosin është i ftuar në Repor Tv Ardit Bido. Bido ka prezantuar argumente bazuar në librin e tij me titullin “Kisha Ortodokse Shqiptare”.

Bido ka shpjeguar se vendimi për dhënien e nënshtetësisë shqiptare Janullatosit pritej, fundja ai ka shërbyer për 25 vite në Shqipëri.

Drejtimi nga Kryepeshkopi Janullatos nuk përbën problem por mitropoliti i Gjirokastrës dhe Korçës përbëjnë problem.

Intervista e plotë:

U suprimuat nga qëndrimi i presidentit Meta për dhënien e nënshtetësisë shqiptare Janullatosit?
Po! U suprimova nga qëndrimi i presidentit në fakt e prisja. Ai front i takon Kryepeshkopit Anastas Janullatos, emrat që e kanë përshëndetur nga emra myslimanë ndërsa ortodoksët kanë kundërshtuar.

Dy problematikat kanë ardhur për shkak të mitropolit të Gjirokastrës, ata nxisin probleme.

Që nga Meidani, Moisiu, Nishani e kundërshtuan dhënien e nënshtetësisë për Janullatosin?
Me sa duket nuk e ka mësuar do të gjuhën shqipe por kjo nuk ka lidhje, po ta shikojmë me vëmendje nuk kanë ndryshuar tezat. Shqiptarët kanë qenë 90 % ortodoks sipas dokumenteve. Siç tregon realiteti i këtyre ditëve vendimin për Janullatosin u mbështet nga katolikët, myslimanët, ateistët.

Jehona në median greke ka qenë shumë e madhe për një klerik kaq të madh. Pse një jehonë e tillë?
Ndoshta është në interes të palës tjetër, është një vulosje 100 vjeçare për të patur një ndikim të keq, kjo nuk ka të bëj fare. Dy mitropoli përbëjnë probleme, mitropolia e Gjirokastrës dhe Korçës. Varrezat e ushtarëve grek në mitropolitin i Gjirokastrës i ndërtuan shumë kohë më para se të merrej vendimi. Këto dy mitropoli janë ndërruar pa leje.

Një mitropolit që është vendosur në mënyrë dashakeqe e drejtuar nga Dhimitris Naploitis i cili nuk ka mësuar asnjë fjalë shqipe.
Mendoj se është një luftë e kahershme e shtetit grek për mitropolitin e Korçës dhe Gjirokastrës të drejtoheshin nga klerikët grek. Pati debat pala shqiptare e kundërshtoj me dhunë.

Mendoj se para se të iki Janullatosi do të emëroj klerik grek me origjinë vllehe në Mitropolitinë e Korçës dhe Gjirokastrës. Kisha ortodokse greke nuk ka asnjë lidhje me kishën ortodokse autoqefale në Shqipëri.

Si i ka përcaktuar mitropoliti klerikët drejtues?
Me rregull duhet të jenë shqiptarë por në raste të veçanta duhet të jenë të huaj. Nëse shikojmë para disa vitesh ka politikan që kanë thënë se kryepeshkopi është drejtuesi i ortodoksve në Shqipëri. Një në 5 shqiptarë është ortodoks, krerët e komuniteteve drejtojnë komunitetin ku ata shërbejnë.

Ne na ka çuar drejtë një rruge me përçarje, duke ikur me mentalitetin se secili po ikën në komunitetin e vetë për besimet fetare.

Në krye të kishës katolike nuk janë shqiptarë kjo ndodh edhe në komunitetin ortodoks, pra nuk do ishte çudi që të kishim drejtues të huaj edhe për myslimanët.

Problemi qëndron te mitropoliti i Gjirokastrës i cili do kërkoj nënshtetësinë shqiptare po përgatitet të bëhet kryepeshkop, kjo është ideja e ‘Megaloidesë”. Korça dhe Gjirokastra janë dy territore ku Greqia thotë se kanë minoritete greke në Shqipëri.

Lefterios Nikolaos është mitopolitet i kishës ortodokse në Gjirokastër kjo mund të sjelli përçarje, mund të sjelli dobësimin e kishës.

50% e popullsisë në Gjirokastër janë ortodoks, nga këta 10 % mund të jenë minoritet kjo mund të sjelli një dëm afat gjatë në vendin tonë, mos të na duket çudi që të thonë se ortodoksët janë grek pas disa vitesh.


Vijon...

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com