Ardit Çuni: Synoj Eurovizionin 
konkurrova “Euphorian” në Suedi

Ardit Çuni: Synoj Eurovizionin <br />konkurrova “Euphorian” në Suedi
“Let’s Go” është kënga e cila së fundmi është bërë një trampolinë në muzikën europiane. Bëhet fjalë për projektin e Ardit Çunit me ekipin suedez të këngës fituese në Eurovizion “Euphoria” në vitin 2012-të. Edhe pse kënga sot është në top listën europiane, këngëtari shqiptar nuk mjaftohet me kaq, ai synon që të prek skenën e Eurovizionit së shpejti. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Ardit Çuni na rrëfen hap pas hapi bashkëpunimin me kompozitorin Peter Bostrom, të këngës fituese të Eurovizionit gjatë 2012-së, suksesin që ka prekur në top 20-n në Itunes Swedish Chartes në vendet nordike si dhe pritshmëritë e ekipit suedez të cilët duket se nuk do të ndalen këtu, por premtojnë që së shpejti zëri i talentit shqiptar të shkoj më tej. Përveç në televizione dhe radio, ky projekt është transmetuar në Ps3MuzikGuiden, që është një nga programet më të famshme në Suedi për përzgjedhjen e këngëve më të mira dance.
 
Së fundmi keni sjell këngën “Let’s Go”, një këngë e cila ka depërtuar në tregun evropian. Si ndjeheni?
Ndihem më shumë sesa mirë, thjesht s’kam fjalë për ‘feedbackun’ e marrë në këtë klip të fundit e aq më tepër kur sukseset nuk janë vetëm kombëtare, por edhe europiane.
 
Si lindi bashkëpunimi me ekipin suedez, a mendoni se ky është një hap i rëndësishëm në karrierën tuaj si artist?
Ky bashkëpunim më çon mua si artist në një fazë tjetër të karrierës. Ekipi suedez tregoi interes ndaj meje duke parë dhe arritjet e mija të fundit si artisti i muajit në ‘Global Rockstar’, artisti i parë shqiptar në ‘VEVO’ dhe kështu më besuan ‘Let’s Go’ nga ku edhe u kthye në një sensacion edhe në muzikën suedeze.
 
Mund ta cilësoj “Lets Go” një rivale të “Euphorias”?
Unë do ta cilësoja një mike të këngës “Euphoria” për vetë faktin që është punuar me të njëjtin staf, ka të njëjtën frymë dhe sigurisht që ‘Euphoria’ është synimi i radhës i këngës time “Let’s Go”…
 
Klipet cover janë një tjetër armë e fortë e karrierës tuaj. Me çfarë po merreni momentalisht?
Coverat më kanë prezantuar tek publiku si një këngëtar që këndon shumë rryma dhe është në gjendje të krijojë duke sjellë kështu versione totalisht ndryshe nga ato origjinalet dhe aq më tepër me klipe profesionale. Tashmë kam filluar një punë intensive për projektet e reja, kemi përpara ‘Këngën Magjike’ dhe gjithashtu një bashkëpunim që do të sjell së shpejti me një këngëtar të huaj që për momentin preferoj ta mbaj sekret.
 
Raporti juaj mes muzikës dhe moderimit. Ju mungon ajo pjesë në këto momente? Pra, do t’iu shikojmë në një tjetër ekran me të njëjtin format?
Nuk më mungon realisht (qesh), pasi kam patur nevojë për pak pushim që të punoj fort me këngën, por sigurisht që do të rikthehem në sezonin e ri po me të njëjtin format, por në një ekran të ri!
 
Jeni shprehur se po synoni tregun europian. Është kjo sfidë për një këngëtar të ri të skenës shqiptare?
Sfidë është çdo gjë duke filluar nga përzgjedhja e këngës, por sigurisht që me projektin e “Let’s GO” më janë hapur shumë rrugë të reja që po më ndihmojnë të jem më afër ëndrrës europiane. Hapat e para i hodha... tani mbetet të shihet vazhdimi.
 
Cilët janë pritshmëritë tuaja në vazhdim?
Pritshmëritë e mija janë të mëdha, por jo të paarritshme! Dua të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision nëse më jepet mundësia ose Suedinë në një moment të dytë duke patur tashmë mbështetjen nga kompozitori fitues suedez. Domethënë, vitin tjetër shihemi në intervistën e radhës si fitues (Qesh).

ardit cuni

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës