Drejtuesi i Këngës Magjike, gjatë finales së cilës ndodhur përplasja e përgjakshme, thotë se sherri ndodhi jashtë ambienteve të Pallatit të Kongreseve.
“Teksa Flori po shkonte për të marrë makinën e tij, pati një zënkë me Stinen, ku Stine në gjaknxehtësi e sipër, me gotën që kishte Flori në dorë, i bie dhe e çan”, është shprehur Gjebrea.
Ai ka treguar, se më pas ka shkuar në spital për të parë gjendjen e Florit, i cili kishte një çarje të vogël në ballë dhe pa pasoja.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
