Këta i presin dëshmorët nga kati i tetë

Këta i presin dëshmorët nga kati i tetë

Ka një urrejtje patologjike ndaj Luftës Nacional Çlirimatre nga ‘e djathta’ shqiptare dhe kjo e ka një shpjegim. Sepse ata që ne i cilësojmë sot si ish-komunistë, në fakt kanë qenë llumi i Partisë së Punës, totalisht inferiorë dhe kameleonë për të bërë çdo gjë për të rënë në sy. Fjala bie, Sali Berisha edhe pse ka foto më Enver Hoxhën dhe fëmijët e tij, vijon të mburret se ka rrëzuar Enver Hoxhën. E shoqja e këtij të fundit tha njëherë se kur e takoi Enverin për herë të parë, s’e lau dorën 1 javë. Mbetet e besueshme, sepse kushdo në rrethanat e Saliut të viteve ‘80 do ta bënte për spektakël dhe kredo politike. Aq më tepër në ato vite kur politika të kishte shpirtin në dorë. Por e gjitha mbetet e shpifur sepse është sikur t’i jepte një shami e të mos e lante se kishte sekrecionet e shokut Enver.

Tjetër personazh është Tritan Shehu, që shfaqet në foto me Ramiz Alinë dhe Enver Hoxhën pas aksionit guximtar për shembjen e kishave dhe xhamive në 1967. Po i sjell bashkë sepse edhe Tritani si Saliu kanë qenë kryetarë të Partisë Demokratike me fate të ndryshme. Dikujt iu shkrua në Lushnje, e dikush e vulosi fatin në Gërdec dhe para zyrës së tij në 21 Janar. Histori me dëshmorë të dyja, por qeveria ishte në rolin e armikut këto herë.

Sot në 5 Maj indiferenca e ‘së djathtës’ vihet re më shumë se kurrë kur bie fjala për të ardhmen e vendit që siç thotë Perëndimi: Kush nuk njeh të shkuarën, të ardhmen e ka në pikëpyetje. Çdo i rënë kundër fashistëve përkujtohet me respektin më të madh në çdo vend të botës. Madje edhe atje ku s’u luftua kurrë, nga Australia në Brazil. Por këta ende s’e kuptojnë që e keqja luftohet nga të gjithë, ndaj shqyejnë sytë kur bota bëhet merak për të zezat që i kanë bërë popullit të tyre. Edhe çuditen: Pse non-grata? Ç’i kam bërë Amerikës unë?! Po Amerika ku e di që unë jam i keqi?

Ilir Meta kishte zënë radhën sot te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, që në 8 të mëngjesit, me shpresën që t’i merrte lajmin ceremonialit qeveritar, por dhe të flirtonte me veteranët si çdo herë. Është i vetmi personazh që e shpall hapur dëshirën për t’u bërë majmun cirku. Gjithë jetën me Saliun në opozitë e qeveri, i bëntë ‘karshillëk’ aleatit “të djathtë” dhe lëvdonte Enver Hoxhën në 5 Maj e 29 Nëntor. Herë me gojën e tij, e herë me të të tjerëve që e ndiqnin. Sot, çirrej përmes Petrit Vasilit për mermerin e varreve, si e si t’i prekte në tela ato familje dëshmorësh që janë ende të ndjeshme ndaj luftës.

Nga partiçka e Lulzim Bashës, heshtje e thellë. As urime për Pashkët, as ngushëllime për dëshmorët. E kanë marrë pushim te premten dhe rikthehen të martën, sipas kalendarit qeveritar.

Por a kanë rëndësi këto? E thënë me fjalët e Dritëroit të madh, fare. “Nuk më zë qederi mua, se ka fshati një langua. Në e ka, le ta ketë! Ne i varim teneqetë” – thoshte shkrimtari për sebepet kur Berisha nuk shkonte në 29 nëntor tek Dëshmorët se kishte datën e tij.

Shqetësuese është se këtyre s’u pëlqejnë dëshmorët kundër fashizmit. Ata që dhanë jetën për Shqipërinë si Europa. Sapo shfaqet dikush 90 vjec, nisin i bëjnë gjyqin publik: Po ky çne 20 vjeç partizan?! Se këta i dinë 20-vjeçarët e atyre viteve si veten e tyre: 20 vjeç deputet, 30 vjec kryeministër e të tjera me radhë. Këta s’i duan dëshmorët me pushkë, por me mikrofon. Mundësisht t’i gjejnë gati, t’u bien nga kati i tetë te këmbët!/Java

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pasardhës Veterani: 05/05/2024 20:06

    Rrofshë që ju kujtove dhe një herë se çfarë ndyrësirash janë,dhe atje ku ataqëndrojnë si YJE ata shkojnë dhe duan t'i bëjnë PIS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja