Ardit Rada: Pse nuk proteston njeri sonte para burgut ku ndodhet Ilir Meta?

Ardit Rada: Pse nuk proteston njeri sonte para burgut ku ndodhet Ilir Meta?

Ilir Meta i arrestuar 21 tetor 2024

Arrestimi i Ilir Metës, përtej një zhvillimi, nga sot e tutje mbetet një sfidë për drejtësinë. Prangosja ishte paralajmëruar edhe nga ai vetë prej kohësh, si për t’i dalë të keqes para dhe duke artikuluar mesazhe heroizmi. Çështja tani dhe në vijim mbetet se sa e kopsitur është dosja e tij, a mund të kthehet episodi i sotëm në boomerang për drejtësinë dhe ai të rikthehet si ‘hero’ në skenën politike, apo më në fund dyshimet e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për korrupsionin familjar të tij do të provohen.

Ndryshe nga Sali Berisha, Ilir Meta e ka ekspozuar luksin e tij, sado të mundohet e shoqja dhe gazetarja që i shkoi në shtëpi dhe i filmoi edhe banjon e maces Sasha, që të zhdukin gjurmët nga mediat vizive. Familjarisht ata kanë vijuar udhëtimet në Londër herë pas here, duke vizituar fëmijët e tyre teksa në Tiranë venin kujën për shpopullim.

Vila në mes të bllokut sado e fshehur si e marrë me qira qesharake, apo dhe jetesa luksoze pas ‘divorcit’ vijuan të shtonin dyshimet e publikut. Një mesogrua me emrin Fatime që pranonte se ishte ajo financuesja e gjithçkaje veçse ngjalli neveri mes shqiptarëve dhe nuk zbuti asnjë dyshim. Së pari sepse askush s’kish patur një jetë kaq me fat me një vjehrrë të tillë dhe së dyti, deklaratat e saj se gjithçka e kishte me dokumente krijoi edhe dyshimi sesi ishin krijuar këto dokumente.

Në delirin që e ka përfshirë në sferën politike, Meta shkoi më tej duke ndërhyrë edhe në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut ku shpalli hapur mbështetjen për VMRO dhe Gruevskin që e kërkon drejtësia, e cilësoi si njeriun më të mençur që kish njohur. Gjithmonë duke i bërë hesapet pa hanxhiun, ai edhe përmes këtij akti në dukje banal ka provokuar një mesazh për destabilitet para SHBA dhe BE. Dhe ky episod është sa për të ilustruar se ishte i gatshëm të kalonte edhe kufijtë për t’iu kundërvënë SHBA-së.

Është qesharake sesi sot Ilir Meta ndodhet pas hekurave prej akuzave të tre personazheve mediatikë, por jo të politikës. Kanë mjaftuar kallëzimet dhe guximi i Romeo Karës, Halit Valterit dhe Idajet Beqirit për ta çuar prapa hekurave njeriun që ka gezuar çdo pushtet në këtë vend. Por në këtë rast më tepër rëndësi sesa heronjtë e vërtetë dhe akuzat kanë mesazhet që duhet të kuptojmë pas këtij arrestimi.

Normalisht nëse do të ishte siç thote Ilir Meta, se ka popullin e 2 Marsit nga pas; nëse do ishte siç thotë Sali Berisha se shqiptarët po ziejnë për revolucion; nësë do të ishte siç thotë Tedi Blushi, se LSI është parti patriote e njerëzve të ndershem: Sonte në rrugët e Tiranës duhet të ishin derdhur lumë këta njerëz.

Nëse në izolimin e Sali Berishës reagimi qytetar është i vakët sepse ai gezon ende një gjysmë lirie, po për Ilir Metën që ndodhet në burgun 302, ku janë mbështetësit?

Duket sikur ka një përputhje perfekte mes çdo sondazhi të bërë vitin e fundit, por edhe një konsensus të heshtur mes popullit. Se pavarësisht për çfarë ndodhen para drejtësisë Meta dhe Berisha, ata duken sikur po gjykohen për Gërdecin, 21 Janarin e të tjera ngjarje ku janë marrë jetë njerëzish. Të paktën vitet e burgut për korrupsion t’i bëjnë njësoj saç do t’i bënin për këto akuza! Pa lekët e dimë që s’mund t’i shpëtojnë me krushqira. Veç në fjettë gjumë Amerika! /javanews.al/

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 22/10/2024 10:30

    Aty të përfundojë qentë që s'kanë lënë gjë pa i bërë Shqipërisë. Edhe ti sekuestrohen pasuritë e vjedhura të popullit. Kan bërë si kanë dashur nga 30 e ca vjet. Do zoti dhe drejtësia të vihet në vend.

    Përgjigju
  • Bledi: 22/10/2024 02:42

    Meta po "gjykohet" per pazarin qe i dha pushtetin Rames. Porse kurre nuk e kuptoi qe makineria enveriste e kuadrit te Tiranes neokomuniste, sic dhe autori derivat sigurims, nuk mund ta lejonte ate te hante nga tepsia Dosh-Ramiste.

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/10/2024 02:16

    Sepse është në shtëpi jo në burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit