Ardit Roshi dhe Luana
prezantojnë “Summer Fest”

Ardit Roshi dhe Luana<br />prezantojnë “Summer Fest”
Spektakli veror këtë vit që organizohet nga Top-Channel në të gjitah qyetet shqiptare u është besuar për prezantim Ardit Roshit dhe Luana Vjollcës. 

Spektakli veror i muzikës moderne pritet që të nis në muajin korrik. Turneu në të cilin marrin pjesë këngëtarët më të njohur të tregut muzikor të Shqipërise, Kosovës, Maqedonisë, Malit te Zi si dhe diasporës është një projekt i Fondacionit Mediatik“Dritan Hoxha”, me mbështetjen mediatike të “Top-Channel”, “Digitalb” dhe “Top Albania Radio”.



Pjesë e turneu do të jenë dhe aktorët e trupës së “Portokalli”-së.

Turi do të nisë nga Tirana, duke vazhduar me Pogradecin, Durrësin, Kavajën, Vlorën dhe Sarandën.



Fituesja e “Top-Fest 10”, Samanta Karavella apo fituesja e ”The Voice of Italy”, Elhaida Dani, së bashku me shumë këngëtarë të tjerë do të performojnë në skenat e 6 qyteteve kryesore për të ndezur atmosferën.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar