Argita Berisha, avokatja që la
zanatin në kulmin e suksesit

Argita Berisha, avokatja që la<br />zanatin në kulmin e suksesit
TIRANE - Ditët e fundit Argita Malltezi (Berisha) është vënë në qendër të akuzave nga opozita politike lidhur me përdorimin e supozuar të pozitës së të jatit të saj, në krye të qeverisë shqiptare, për të siguruar. përfitime shumë të larta financiare.

Ajo që të bën pështypje në këtë kuadër, është se subjektet që ajo ka krijuar si person fizik apo juridik për të ushtruar akvititetin e saj si juriste janë mbyllur dhe ajo i është kushtuar vetëm mësimdhënies. Pavarësisht se edhe në këtë aktivitet të fundit, si e punësuar, ajo nxjerr fitime të paarritshme për pedagogët, shqiptarë apo të huaj, siç del nga deklarimet e pasurisë së saj, duket paksa e habitshme që ajo të ketë braktisur aktivitetin privat, ku kërkonte tarifa të majme për ndërmjetësim ligjor, për zanatin e mësuesisë.

Argita Malltezi është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) disa muaj pasi babai i saj mori pushtetin Ekzekutiv, më 19 dhjetor 2005. Adresa e saj, regjistruar si një person fizik, është Rruga e Barrikadave. Në të njejtën datë, me të njejtën adresë dhe me numra NIPT-i (numri i identifikimit të personit të tatueshëm) të njëpasnjëshëm, regjistrohet edhe partnerja e saj Flutura Kola. Të dy këto biznese rezultojnë aktualisht të çregjistruar, status që mund të shihet lirisht në QKR.

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 18 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë