Argita-Ramës: Duke shpifur për
mua, s’i shpëton dot transparencës

Argita-Ramës: Duke shpifur për <br />mua, s’i shpëton dot transparencës
TIRANE - Vajza e Kryeministrit, Argita Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të deputetit socialist, Ilir Beqja. Në një deklaratë për mediat ajo ka akuzuar kreun e PS-së, duke thënë se vazhdon serinë e shpifjeve me zëdhënësit e tij të paguar. Më tej Argita thekson se pavarësisht shpifjeve ndaj saj, Rama nuk i shpëton dot transparencës pasi duhet të deklarojë “burimin e 100 milionë lekëve kredi pa interes të gruas së tij, si dhe arsyen e çmimit qesharak prej 2 dollarësh me të cilin ka blerë tokën e sarajeve me gjatësi 57 m linear që po ndërton në Dajt”.

DEKLARATA E ARGITA BERISHES

“Zoti Rama vazhdon serinë e tij të shpifjeve bajate të përditshme me zëdhënësit e tij të paguar. Njësoj si i mbyturi që mendon se shpëton duke u kapur në një fije bari ti Z.Rama beson se mund të fshehësh lejet e dhëna për ndërtimin e pallatit të Lindita Bashës, në kundërshtim të hapur me ligjin për konfliktin e interesit dhe ligjin e urbanistikës, duke sulmuar tarifat private të një studioje avokatore, të caktuara në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me ligjin e avokatisë.
Përsëri, i kapur nga paniku, ti mendon se duke më përmendur mua tarifat e shitjes së tokës nga privati tek privati, mund t’i shpëtosh transparencës dhe të fshehësh burimin e padeklaruar të mbi 1 milion euro të ndërtimit të pallatit pajë nga një pensionist dhe kunati yt i vetëpunësuar dhe mungesën e faturave të ndërtimit të këtij pallati.

Ti sulmon pse u kam deklaruar me transparencë të interesuarve çmimin e tokës me të cilin e shisnin pronarët privatë. Të kujtoj që transparenca është standard ligjor dhe moral të cilin duhet të gjesh kurajën ta zbatosh dhe ti, për të deklaruar para shqiptarëve burimin e 100 milionë lekëve kredi pa interes të gruas suaj, si dhe arsyen e çmimit qesharak prej 2 dollarësh me të cilin keni blerë tokën e sarajeve me gjatësi 57 m linear që po ndërton në Dajt, ndërkohë që disa vite më parë çmimi edhe në zona më të thella ka qenë dhjetë herë më i lartë.

Ditën e djeshme deputeti socialist Ilir Beqja deklaroi se Berisa nuk e heq taksën e sheshte sepse e pengon mungesa e planit të përgjithshëm kombëtar.

“Saliu iu kthye sot historisë së taksës së sheshtë. Ka disa javë që përpiqet të kapet si i mbyturi pas fijes barit nëpër raporte të ndryshme ndërkombëtare që, për fat të keq, as nuk arrin t’i kuptojë apo ata që ia thonë ia thonë së prapthi. Prandaj vijon të flasë rroma për toma. E pengon mungesa e planit të përgjithshëm kombëtar. Prandaj investitorët janë të shtrënguar të shkojnë vetëm tek një zyrë e vetme avokatie, e cila të kopsit letra për koncesione të pa kërkuara dhe të jep edhe bonusin që të fitosh garën. Planin e munguar kombëtar ne do ta hartojmë brenda dy vjetësh, ndërsa koncesione të pa kërkuara nuk do të ketë më”, tha Beqja.

Redaksia Online
(eç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'