Argitës i takon!

Argitës i takon!

Sali Berisha, Argita Malltezi, Liri Berisha

Është një shqetësim i pashuar në radhët e ndjekësve të Berishës se kush do ta drejtojë Foltoren, nga momenti që Berisha do të jetë në arrest shtëpie ose në burg. Është një shqetësim i atyre që iu bashkuan me idenë që Berisha do ta hapte partinë dhe korigjonte gabimin që bëri me Bashën.

Është shqetësim edhe i ndjekësve fanatikë të Berishës, ata që janë me të se nuk dinë ku të shkojnë, e kanë fis apo shpresë të fundit për të kapur ndonjë lek.

Berisha ka thënë që do ta drejtojë ai. Për këtë nuk duhet të ketë dyshime. Foltorja është e gjitha e tij. Ndryshe nga PD e cila ishte një krijim i shoqërisë opozitare shqiptare, Foltorja ishte një krijesë totalisht e Berishës. Askush nuk ka të drejtë t'i kërkojë zbatimin e rregullave, konkurencën, ideologjinë apo parimet. PD tashmë është e Lulzim Bashës.

Vula, emri, elektorati që nuk duronte Berishën, gjithçka tashmë janë të Bashës. Kurse Foltorja është e Berishës. Berisha është aksioner i vetëm, CEO, bord drejtues. Është e tij dhe pikë. Ai ka të drejtë se kujt do ia lërë trashëgimi dhe meqënëse e ka vendosur që do ia lërë të bijës, kjo është e drejta e tij.

Natyrisht që kalimi do të jetë gradual derisa veshët e ndjekësve të mësohen me këtë rutinë dhe një ditë të bukur të shohim një fjalim si ai i 2013-ës ku dorëhiqet po këtë radhë ka për të qenë një dorëheqje pa prapamendim; pa hile por me gjithë zemër.

Fundja ia lë njeriut për të cilën çdo qënie njerëzore ka dobësi të veçantë, vajzës. Natyrisht qe do t'i japë këshilla por asnjëherë ta komandojë.

Ose mund të përjetojmë edhe skenarin kur mbetet formalisht në komandë por Argita butë e butë merr drejtimin dhe vendos njerëzit e saj. Secili nga skenarët ka 50% mundësi. Ndërkohë kush ka ndërmend të rrijë aty duhet të mësohet me këtë fakt. Kush lufton për karierë, ose duhet të zërë radhën tek zyra e Argitës ose të shikojë për një punë tjetër pasi 10 vendet e para janë zënë./dritare.net

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liza: 27/12/2023 09:43

    Më keq se në diktaturë po bën ky sali dhelpra...se vërtet ashtu është.

    Përgjigju
  • Hajdar Rexhep Bule leka: 26/12/2023 19:30

    Ore Sali Derr Berisha është më keq se krimineli Enver Hoxha. Se un Profesor Doktor Rexhep Leka kam qen vet komonist. Po shefi im Enveri sja la familjes së vet partin. Pra Sali derri është më keq se Enveri.

    Përgjigju
    • Noc Rroku: 29/12/2023 11:06

      verizmin e pasoi ram alia që filloi në 1974, të zhdukë JUGUN nga drejtimi i vëndit, se ishin PATRIOT, ja pasoi sal slisë,që umohoj me ligj të gjith Shqiptarëve të drejtën e PRONËS dhe të Punës, inerrnoi 2 milion, dhe dërgoi ushtrinë me zë gjith arsenslin ushtarak, për rë shfarosur JUGUN, sot ua ka lënë stafetën Plepistave që tja dhurojnë AR gritës , për të vazhduar në ka mbetur gjë Shqiptare dhe naltmadhnia është dakort, mjafton mos ti prekë Principatën e princit të Vogël. ishalla ka ZOT e i gatit gjërat.....

    • Liza: 27/12/2023 09:41

      Shumë saktë ke shkruar me keq se Enveri

  • Fulterja: 26/12/2023 15:52

    Partine nuk ju ka lane baby trashigimi o Sali Derri

    Përgjigju
  • Ziber: 26/12/2023 07:54

    Doktorr persh.nuk i takon Familjes QE te bash zevendsim,se nul jemi ne kohen e komunizmit,kemi Boll ne PD edhe ma te mire se Juve,QE punojn me mish e shpirt e per te mire e vendita!!!!?

    Përgjigju
  • Mark: 26/12/2023 01:40

    Zografi i trashegimtareve komu-enveriste nuk zhgenjen me butaforizmin e tij patetik. Per tre dekada me radhe asnje rresht per Argiten, pit vec per "Zenin"! As ne parti as hic Zeni. Qajne hallin e familjes. Por nuk qajne apo qurravisin per familjen e kleptokratit Rama, te birit te byrose politike famekeqe. Apo tek i cili nga i vllai, femijet, bashkeshorte e dashnore, e thjeshtra kepusin dynjane e zhvasin parane. E kane hallin tek Argita....

    Përgjigju
    • Askushi: 27/12/2023 15:10

      Ok Mark or taj esht nga ju or taj erdhet ne tr e si bot njerez or ti akoma,Saliu juaj nuk di shqip po flet qy qy or taj breshka te rri ne ferra ku esht rrit ok mark

    • Tani: 27/12/2023 15:07

      O Marku a cfar pseudonimi ke behet fjal per Saliun tuaj s'do as mend as kalem qe esht plehr se pasuroi myftar lumneshin Sali plehr lushen e funderrinat me plehra se Sali funderrina ku luftonte luftën e klasave ku doktoresha me bashkëshortin u degdisen ne kavaj a ka me funderrine se Sali karaxhici

    • smi ttropo: 26/12/2023 11:27

      eh mer mark marku sa i zgjut qeke or tijjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni