TIRANE - Dy djemtë e rinj të cilët grabitën një vit më parë argjendarinë e familjes Sinanaj të ndodhur në zonën e Selvisë në Tiranë, prej 2013-ës vuajnë dënimin në burgjet shqiptare për veprën penale të vjedhjes me dhunë.
30-vjeçari Redi Rrjolli lindur dhe banues në Shkodër dhe 27-vjeçari Klodian Martini lindur dhe banues në Dibër, janë dënuar nga Gjykata e Tiranës me nga 5 vjet secili, për grabitjen në bashkëpunim e cila mbeti në tentativë, ndërsa me zbritjen e 1/3 së dënimit, dy autorët u dënuan përfundimisht me nga 3 vjet e 4 muaj burgim.
PDF - Vendimi i plotë i gjykatës për grabitësitGrabitja ndodhi pak pas mesditës së 31 Tetorit të vitit 2012, kur Rrjoli dhe Martini, hynë në argjendari dhe të maskuar e nën kërcënim, arritën të grabisin sasinë e bizhuve që ishin të ekspozuara. Autorët arritën të largohen me motor, por njofitmi në kohë të shpejtë i policisë nga pronarja e argjendarisë, bëri të mundur që dy të rinjtë të viheshin në pranga pranë zonës së Domjes.
(Ne foto, momentet e arrestimit te autoreve te grabitjes se argjendarise me 2012)Grabitësit, u ndoqën menjëherë pas ngjarjes edhe nga Policia Private e argjendarisë, dhe gjatë në momentin që kanë kuptuar se janë në ndjekje, të rinjtë e kanë flakur floririn e grabitur, i cili u gjet më tej nga Policia.
E njëjta argjendari, u bë sërish pre e grabitjes mëngjesin e kësaj të mërkure, ndërsa dy autorët vec floririt të grabitur nuk u “kursyen” të plagosin dhe pronaren e argjendarisë duke e qëlluar me tytën e pistoletës në kokë. Olta Sinanaj, është vajza e Rrapo Sinanajt, i cili në vitin 2011 mbeti viktimë e një tentative grabitjeje në argjendari, nga Viktor Gushi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.3%
-
Jo
4.7%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 4750
Lajme të tjera
-
DEBATI/ Plani i Menaxhimit për Bylisin, si po përdorën 6 mln euro të BE-së?! Parangoni stepet për shifrat, Ceka: U shpenzuan 800 mijë euro!
7 Maj, 15:55
-
Përdorin gra dhe minorenë: Skema si çohen molotovët para bashkisë
7 Maj, 15:51
-
Kiara Tito na prezanton me vajzën Luna Mari, publikon foton familjare krah Luizit
7 Maj, 15:49
-
Kinematografia, dashuria me shikim të parë Bisedë me Bujar Alimanin, regjisor dhe skenarist
7 Maj, 15:46
-
Fier/ Konflikti i çastit për pak sa nuk u kthye në tragjedi, policia kap në kohë 25-vjeçarin! Sekuestrohet kallashnikovi
7 Maj, 15:45
-
Orges Shehi kërkon që Partizani mos e ndalë ritmin nga mungesat: Kundër Kukësit na duhet mentalitet kampioni
7 Maj, 15:35
-
Erdgys Arrazi paraqitet në gjendje të rënduar në Gjykatë, pala mbrojtëse paraqiti dokumentin ku thuhej se Alma kishte probleme psikologjike
7 Maj, 15:30
-
Kur një nënë vret veten dhe 3 fëmijët, shoqëria rrezikon humnerën
7 Maj, 15:28
-
Egjipti dënon operacionet ushtarake izraelite në Gazë
7 Maj, 15:21
-
Adem Metkolës iu sekuestruan prona e llogari bankare, në zgjedhjet e 2023 kandidoi për anëtar Këshilli Bashkiak
7 Maj, 15:19
-
Miratimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Rama: Moment historik, Shqipëria me reforma dhe axhendë drejt anëtarësimit në BE
7 Maj, 15:16
-
BE miraton Planin e Rritjes për Ballkanin: Dy pagesa vjetore, në varësi të kushteve të përmbushura
7 Maj, 15:12