Argjentina kampione e Kupës së Amerikës, mposht Brazilin në shtëpi! Messi: Hera e parë që do shkoj me pushime i lumtur

Argjentina është shpallur kampione e Kupës së Amerikës për herë të 15 në histori. ‘Albicelestët’ në finale mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Brazilin që ishte edhe vendi organizator i këtij kompeticioni.

Sfida që u luajt në stadiumin Maracana të Rio De Janiero-s dhe që ishte e vetmja e cila u luajt me tifozë këtë edicion, u vulos në minutën e 21 nga Angel Di Maria. Futbollisti që luan me Paris SG përfitoi nga një ndërhyrje e dobët e Lodit, duke kthyer në gol shansin e artë që iu paraqit para portierit Ederson.

Për pjesën e mbetur të lojës Brazili tentoi t’i ndryshonte udhë finales, por fakt është se diçka e tillë nuk ndodhi. Në fund rezulton se ky trofe është i 15 në historinë e Argjentinës, po aq sa Uruguaji që mban rekordin, ndërsa Brazili ishte kampionia në fuqi.

Në përfundim të 90 minutave kishte lot te ‘seleçao’, ndërsa festë e papërmbajtur te Argjentina, sidomos Lionel Messi, që fitoi trofeun e parë me kombëtaren. Për këtë triumf numri 10 është shprehur se 'ndjen një lumturi të pashpjegueshme', ndërsa ka shtuar se 'është hera e parë që do shkoj me pushime i gëzuar pas grumbullimit me kombëtaren'.

Ndërkohë trajneri i Brazilit Tite fajin për humbjen e ka gjetur te terrenet e rënduara të stadiumeve dhe kohën e pakët në dispocizion që kombëtaret kishin për t’u përgatitur.

 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore