Argjentinasit pushtojnë rrugët, duan
që Messi të rikthehet në kombëtare

Argjentinasit pushtojnë rrugët, duan<br />që Messi të rikthehet në kombëtare
Qindra argjentinas kanë protestuar mbrëmjen e së shtunës, duke sfiduar shiun me kërkesën e vetme që Lionel Messi të rikthehet sërish në formacionin e kombëtares. Messi e mori vendimin që të hiqte dorë nga kombëtarja pas humbjes së tretë radhazi në finalen e Kupës së Amerikës.
 
Messi, i shpallur 5 vite lojtari më i mirë i botës, ka marrë pjesë në finalen e 2007-ës, 2014-ës, 2015-ës dhe 2016-ës dhe ka humbur në të gjitha.’’Mendoj se kaq ishte. Këtu merr fund loja ime në kombëtare’’, është shprehur kampioni pas ndeshjes së fundit të humbur.
 
Protestuesit mbanin në duar parulla që lavdëronin në maksimum talentin argjentinas. ‘’Po thuhet se ka një Messi një herë në 500 milionë vite dhe ne po e shijojmë këtë, ne jemi të lumtur që kemi jetuar në këtë kohë’’, është shprehur një nga adhuruesit sipas Reuters.

messi

messi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re