Arinjtë e izoluar në Sarandë
përfitojnë ''azil'' në Gjermani 

Arinjtë e izoluar në Sarandë<br />përfitojnë ''azil'' në Gjermani 
Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Shoqatën Animal Rescue Albania (ARA) kanë bërë të mundur dërgimin e 2 arinjve në Gjermani të cilët u konfiskuan në Sarandë në fillim të Gushtit 2016 për në qendrën e shpëtimit në Leinefelde – Worbis Gjermani.

Në një njoftim për shtyp. ministria e Mjedisit bën të ditur se, arinjtë e konfiskuar nga Inspektoriati Shtetëror i Pyjeve dhe i Mjedisit, ishin mbajtur në robëri edhe pse mosha e tyre ishte relativisht e vogël (6 – muajshe).

Mbas aktit të konfiskimit arinjtë u dërguan në Kopshtin Zoologjik Tiranë dhe në datën 30 shtator ku dhe u pagëzuan me emrat Rocki dhe Smocky.

Transporti u realizua ditën e sotme nga Kopshti Zoologjik drejt aeropotit të Rinasit. Bashkë me transportuesit ishin të pranishëm edhe veterinerët e huaj të cilët asistuan në të gjitha procedurat e nevojshme.

Shoqata ARA ka bashkëpunar edhe me parë me Ministrinë e Mjedisit, për dërgimin e arinjve të tjerë në qendrat e tjera të shpëtimit në Gjermani dhe në Itali.

Pas aktit të konfiskimit, Ministria e Mjedisit ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për transferimin e arinjve, përfshi këtu dhe përgatitjen e lejes CITES.

Bashkë me dy arinjtë e vegjël, numri i arinjve që janë shpëtuar nga robëria dhe janë dërguar në qendra strehimore apo janë në proces dërgimi arrin në 15.

Ndërkohë Ministria e Mjedisit po punon për realizimin e identifikimit të plotë dhe matrikullimin e të gjithë arinjve që mbahen në robëri nëpërmjet vendosjes së mikrocipeve dhe një fushate ndërgjegjësuese për fenomenin e mbajtjes në robëri të arinjve në Shqipëri.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës