Sipas të dhënave nga doganat në muajin tetor vazhdojnë rritjet e arkëtimeve duke u mbledhur 14.815 miliardë lekë nga 14.800 miliardë lekë te planifikuara.
Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar janë mbledhur 15 milonë dollar më shumë.
Rritja e të ardhurave ka qënë e qëndrueshme dhe me trend progres në të gjithë 13 mujorin e drejtimit të ri (Tetor 2013 – Tetor 2014) duke mbledhur 20.5 miliardë lekë ose 200 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë paraardhëse, me një rritje prej 14 %.
Rritja eshte pasqyruar me rritje ne vjeljen e TVSH prej 10.8% ndërsa rritja e vjeljes se akcizës është 27.2%.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)