Arkitekti Arben Meksi ironizon në karikaturë betejat me “koronën” dhe “burrin me përparëse”

Ndonëse në këto ditë pandemie, shumëkush e ka të vështirë të mësohet me izolimin dhe kufizimet, për artistët edhe këto rrethana bëhen burim krijimtarie. Karikaturisti Arben Meksi, për të zbehur disi vellon e melankolisë, që rri mbi krye të këtyre muajve, bën karikaturën një mjet komunikimi jo vetëm të humorit, por edhe të mesazheve që kanë në thelb humanizmin dhe kujdesin ndaj natyrës, veçmas në Vlorë, qytetin ku ai jeton.

“Vlora është e qetë në këto ditë pandemie. Duke qenë një qytet bregdetar edhe me shtrirje të mjaftueshme, njerëzit e kanë më të lehtë të mbajnë distancë edhe kur dalin nga shtëpia”, tregon Meksi.

Mosha e tretë, përkujdesi që ata kanë nevojë e mbi të gjitha dashuria për të kapërcyer ditë të vështira, vjen përmes karikaturave të tij dhe detajeve të përzgjedhura që të bëjnë të reflektosh më gjatë.

Ironia për “fatin”e burrave gjatë kësaj periudhe, ndoshta në kuzhinë, të rrëmben pa pyetur një buzëqeshje, ndërsa natyra të mban mbërthyer më gjatë.

“Ditën e mbush duke bërë karikatura, veçmas në këtë kohë që njerëzit kanë nevojë për pak humor”, vijon arkitekti Arben Meksi.

Meksi në vargun e karikaturave realizuar këtë periudhë izolimi, ndonëse e quan në letargji karikaturën shqiptare merr edhe temën e Bashkëjetesës së Qytetërimeve, duke e ilustruar me dy personazhe komikë, si Don Kishoti dhe Nastradini që i bashkon në një dolli vere ngjyrë gjaku.

“Karikatura është imazh, lëviz më shpejt dhe mbet gjatë në mendjen e njerëzve, humori me imazhe është shumë herë më i vështirë, sesa ai me fjalë, por është gjuhë universale, edhe kuptohen nga të gjithë njerëzit”.

Artisti, përmes një vepre të dhuruar nga karikaturisti i njohur italian Aleksandro Gatto, fituesi i mbi 100 çmimeve ndërkombëtare, rrëfen edhe sesi “krimet” e vetë njerëzimit, dhe shkatërrimi që ata bëjnë për monedhat, duke cenuar kuptimin e jetës.

“Kur ishim në studion e tij në Itali teksa më shprehu mirënjohjen nga pritja që i bëra në Vlorë, po ju tregoj një karikaturë që më dhuroi edhe e kam sot në shtëpi, në të cilën paraqitet një njeri që mban mbi supe një monedhë floriri. Përballë ka një mur edhe një vrimë, që është në formë arkivoli. Domethënia është e dukshme edhe e qartë, që në botën tjetër ky njeri nuk mban gjë tjetër”, rrëfen Meksi.

Më të lehtë e kanë artistët, njerëzit që pikturojnë, skulptorët, kompozitorët. Ditën e mbush duke bërë karikatura, veçmas që njerëzit kanë nevojë për të luftuar stresin. Ndërsa propozon që në të ardhmen institucionet ta ndihmojnë, që në Vlorë të ndërtohet një muze për karikaturën, përmes karikaturës përsiatjet e artistit prekin edhe vlerat shpirtërore, që duhet të jenë mbi famën e pushtetin, pasi asgjë s’merret me vete në atëbotë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën