Arkitekti i sulmit në Paris do të
kryente sulm tjetër ditën që u vra 

Arkitekti i sulmit në Paris do të<br />kryente sulm tjetër ditën që u vra 
Arkitekti i sulmeve në Paris, Abdelhamid Abaaoud kishte në plan të kryente sulme të tjera terroriste.

Mediet franceze duke iu referuar një burim të afërt me hetuesit, raportojnë se në shënjestër do të ishin hebrenjtë, shkollat dhe sistemi i transportit.

Belgu me origjinë nga Maroku, mësohet se kishte rihyrë në Evropë nga Siria përmes Greqisë dy muaj më parë.

Revista franceze “Valeurs Actualles”, shkruan se Abaaoud i ka kërkuar kushëririt të tij Hasna Ait Boulahcen dy ditë pas sulmeve ku mbeten të vrarë 130 njerëz, që ta fshehë ndërsa po përgatiste sulme të tjera.

Të dy ata vdiqën më 18 nëntor, pasi u qëlluan për vdekje nga policia në verit të Parisit në një apartament.

Duke folur për sulmet e tjera, Abaaoud i ka thënë kushëririt të tij më 15 nëntor se “duhet të bënin dëme dhe më të mëdha, afër hebrenjve dhe për të mbyllur shkollat dhe sistemin e transportit.

Abaaaoud i ka thënë Boulahecen se do t’i japë 5 mijë euro për t’i blerë dy kostume dhe dy palë këpucë për të dhe një person të paidentifikuar.

Prokurori i Parisit, Francois Molins ka konfirmuar për “Reuters” se militantët do të kryenin sulm ditën që mbetën të vrarë nga policia. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)