Arkitekti 'shuplakë' ministres së Kulturës, Maks Velo: Çmimi më i madh për një autor është vepra!

Arkitekti Maks Velo ka replikuar me ministren e kulturës, Elva Margariti, për ndërhyrjet që po bëhen në veprat e arkitekturës në vend, pa pyetur edhe pa vlerësuar autorët e veprave. Velo edhe Margatiti ishin pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Mjeshtër i Arkitekturës” për arkitektin Petraq Kolevica në ArTurbina. Por pas premtimit të ministres Elva Margariti se vitin që vjen do të nisë dokumentimin e memories kolektive në arkitekturë, Velo e quajti situatën ku gjenden arkitektët, jo vetëm një shkelje të së drejtës së autorit, por edhe nëpërkëmbje edhe një shkelje dinjiteti

“Ne jemi brezi që kemi detyrimin moral, që të bëjmë një dokumentim. Mendoj që vitin tjetër Ministria e Kulturës të ketë një kolanë të dedikuar për mjeshtrat e arkitekturës, që në një farë mënyre nuk janë përfshirë në shumë botime. Një seri monografish, të paqtë”, thotë Margariti. 

Maks Velo teksa ritheksoi se nuk është hera e parë, që i ka thënë ministres së Kulturës për masakrat që po bëhen në arkitekturë, ndali fillimisht tek tjetërsimi i bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë, që edhe pse Petraq Kolevica është autori i saj, nuk është pyetur për të për të risjellë në kujtesë vlerësimin që po u bëhet edhe arkitektëve të tjerë në vend.

“Masakra që i ka bërë bibliotekës në Korçë arkitekti gjerman është e paimagjinueshme. Me ç’të drejt ai njeri ndërron fasadat, hyrjet, volumet. Çfarë është ky riformulim? Të gjitha riformulimet kanë ndryshuar? Ja ku e keni Piramidën. Ja ku e keni Pallatin e Kongreseve. Në Pallatin e Kongreseve nuk është bërë asnjë riformulim edhe funksionon perfekt. Piramidën e shkatërrojnë vetëm për të vjellur para, të tjerat janë gënjeshtra”, thotë Velo.

Maks Velo i sugjeron ministres, që t’u vlerësojnë njëherë veprën e autorëve, edhe pastaj të mendojnë për të ndarë çmime për ta.

“Nuk mund të shkelet me këmbë kështu dinjiteti. Për çfarë vlerësimesh flisni ju për arkitektët, kur e merrni veprën edhe e ricikloni, e riformuloni. Me ç’të drejtë? A themi ne zonja ministre që në të drejtën e autorit futet edhe arkitekti? Për të bërë burg arkitekti duhet të shkojë. Për të riformuluar paratë i marrin të tjerët. Me ç’të drejtë? Përse nuk thirret arkitekti? Është e kot, politika e sotme është kaq agresive, kaq e pamëshirshme, kaq dritëshkurtër, kaq injorante, saqë po e dëmton në themel arkitekturën. Nuk e ke këtë gjë në asnjë vend të botës. A mund të më thuash në Paris një godinë që e riformuluan? Më thuaj një? Çdo godinë pastrohet edhe rigjenerohet që të qëndrojë. Janë gjërat skandaloze. Nuk mjaftojnë vetëm çmimet për arkitektët, edhe pastaj nga pas kurrizit t’ja shkatërroni veprat. Në radhë të parë duhet të shohin veprat, veprat janë çmimi më i madh. Edhe nga veprat dalin edhe çmimet e tjerë”, vijon arkitekti.

Arkitekti Maks Velo është pjesë e enciklopedisë botërore në Arkitekturë, ku përfshihen 140 arkitektët më në zë në të gjithë botën.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 31/10/2019 17:43

    Nje Bravo te madhe zoti Velo. Verejtja qendron dhe duhet te merren masa per kete degjenerim. Por fatkeqesisht masat i merr politika dhe deri tani politika ka marre masa shkaterruese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë