Arkitektura, ja lista me pikët
Kandidatët që dhanë konkursin

Arkitektura, ja lista me pikët<br />Kandidatët që dhanë konkursin
TIRANE - Këtë vit në Inxhinierinë e Ndërtimit ka pasur një “brom” kandidatësh, që i janë nënshtruar testit special. Plot 1200, ndërsa një vit më parë kanë qenë vetëm 300 kandidatë. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka përfunduar dje vlerësimin e punëve të mbi 1200 kandidatëve, që iu nënshtruan testit special për degën e Arkitekturës dhe Urbanistikës. Gazeta “Shqiptarja.com” po publikon sot pikët totale, që kanë arritur të grumbullojnë kandidatët në të tre provat e ndryshme që u testuan dhe me sa pikë janë vlerësuar në secilën prej tyre.

Kështu testit të Arkitekturës i janë nënshtruar plot 750 të rinj, ndërkohë që atij të Urbanistikës 450 të rinj. Në bazë të këtyre pikëve, që kanë arritur të grumbullojnë, të rinjtë, mund të krijojnë një ide nëse do të bëjnë pjesë në listën e fituesve, apo jo. Por në të vërtetë emrat zyrtarë të fituesve do të mund të mësohen vetëm me datë 18 shtator, pasi këtyre pikëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do u shtojë edhe pikët që të rinjtë kanë siguruar nga nota mesatare e shkollës së mesme.

Fluksi i pjesëmarrjes së madhe në konkurs me sa duket lidhet edhe me numrin e madh të kuotave të përcaktuara për këto degë, të cilët konsiderohen ndër degët elitare dhe në të shkojnë vetëm studentë që kanë rezultate shumë të larta. Për herë të parë qeveria ka miratuar një numër kaq të lartë kuotash për këto degë, respektivisht 100 vende për Urbanist dhe 145 për Arkitekturë. Kjo pasi fakulteti kërkoi heqjen e konkursit dhe përzgjedhja e fituesve të bëhet në fund të vitit të parë akademik.

Sipas specialistëve të MASH-it, menjëherë pas shpalljes së fituesve, të rinjtë duhet të shkojnë në universitet e të bëjnë edhe regjistrimin, pasi në të kundërt do të skualifikohen. Ashtu si edhe një vit më parë, edhe këtë vit regjistrimi i fazës së parë do të bëhet on-line dhe nëse nuk do të lëvizësh nga preferenca, ku je shpallur fitues mund të bësh një deklaratë.

Lista me pikët e kandidatëve që iu nënshtruan konkursit sot në Shqiptarja.com (print)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë nxit reagime

Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë nxit reagime