Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit finalizon projektin e dy filmave të fondit Anagnosti
TIRANË, 11 Maj / ATSH / – Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit ka finalizuar së fundmi projektin e restaurimit të dy filmave nga fondi Anagnosti. Filmit artistik “Përrallë nga e kaluara” dhe dokumenari i shkurtër “Përjetësi”, pasi janë punuar (restauruar) në laboratorin e HFL në Budapest, janë shfaqur së fundmi në sallën e Kinemasë Millenium […]
Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit ka finalizuar së fundmi projektin e restaurimit të dy filmave nga fondi Anagnosti.
Filmit artistik "Përrallë nga e kaluara" dhe dokumenari i shkurtër "Përjetësi", pasi janë punuar (restauruar) në laboratorin e HFL në Budapest, janë shfaqur së fundmi në sallën e Kinemasë Millenium në Tiranë falë një projekti restaurimi të mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Raiffeisen Bank dhe Hungarian FilmLab.
Restaurimi dixhital për këto filma erdhi pas plot 28 vitesh pas prodhimit të filmit "Përrallë nga e kaluara" dhe pas 40 vitesh pas prodhimit të dokumentarit "Përjetësi".
Përmirësime të dukshme në figurë dhe zë për të dy filmat, skanim në HD 2K, pastrim grimcash dhe vijash, stabilizim i figurës, korrektim ngjyrash, balancim tonesh, pastrim i audios, subtitrim në 3 gjuhë si anglisht, frëngjisht, italisht, prodhim i masterave dhe i kopjeve elektronike risolli në ekranin e kinemasë denjësisht këto vepra artistike.
"Përrallë nga e kaluara" cilësohet si një nga filmat ikonë të kinematografisë shqiptare si dhe një paraqitje, jo vetëm e artit kinematografik shqiptar, por edhe e traditës, letërsisë, zakoneve, kostumografisë dhe muzikologjisë shqiptare.
Ndërsa dokumentari "Përjetësi" është një trajtim poetik dhe emocional i temës së të rënëve të luftës antifashiste i cili asnjëherë nuk pati vëmendjen e merituar, madje nuk iu bë asnjë premierë pas prodhimit në 1974 por thjesht u arkivua.
Shkaku ishte trajtimi modern për kohën nga regjisori Anagnosti i temës së të rënëve të luftës. Filmi 7 minutësh nuk ka dialog, vetëm muzike, efekte zanore dhe në fund një këngë të mrekullueshme të Limos Dizdarit interpretuar me një zë shpërthyes nga e madhja Vace Zela.
/atsh/
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.4%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3393
Lajme të tjera
-
Media: Moska zvogëlon planet për një ofensivë të mëtejshme në pranverë
25 Mars, 08:50
-
Dodik bën thirrje për bashkimin e Republikës Sërpska dhe Serbisë
25 Mars, 08:38
-
Rama publikon pamjet nga ecuria e punimeve: Hapet 100% njëri nga tunelet e Llogarasë
25 Mars, 08:27
-
Luizi merr informacion nga jashtë: Po doli Kiara, dil! Ia kanë dhënë Oltës
25 Mars, 08:23
-
Gjermania mbështetje për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
25 Mars, 08:05
-
QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri të Kosovës
25 Mars, 08:01
-
'Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, lexonit Kafkën e Volterin, dhe të nesërmen…'/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik
25 Mars, 07:43
-
Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para
25 Mars, 07:41
-
Të hënën afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarëve, PD ende pa vendim për 'vendoret'! Mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve
25 Mars, 07:37
-
PS mbledh sot kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Emrat që pritet të konfirmohen
25 Mars, 07:17
-
Lufta Ukrainë/ Biden: Deri më tani nuk ka armë nga Kina në Moskë
25 Mars, 07:14
-
Si po ndryshon konsumi nga rritja e kostove të jetesës, rendje drejt produkteve më të lira
25 Mars, 07:12