Arlind Ajeti firmos zyrtarisht me
Torinon: Do të justifikoj besimin 

Arlind Ajeti firmos zyrtarisht me<br />Torinon: Do të justifikoj besimin 
Mbrojtësi i ekipit kombëtar të futbollit, Arlind Ajeti ka firmosur zyrtarisht me Torinon një kontratë 3-vjeçare me vlerë 600 mijë Euro, 200 mijë Euro për cdo edicion në Kampionatin Italian të futbollit.
 
Arlind Ajeti pas hedhjes së firmës mbi kontratën më të rëndësishme në karrierën e tij deri në këto momente është shprehur mjaft i lumtur dhe emocionuar.
 
“Nuk kam pasur asnjë hezitim për të pranuar ofertën e Torinos. Jam i lumtur këtu dhe shpresoj që të justifikoj pritjen dhe besimin e drejtuesve të ekipit” tha shqiptari.
 
Ajeti realizoi një paraqitje shumë të mirë me kombëtaren në Francë në dy ndeshjet e fundit duke u kthyer në objektiv të disa ekipeve në Europë, por në fund vendosi që të qëndronte në Itali. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn