MERSIN, Turqi - Arlind Ajeti i hapi rrugë fitores 1-3 të Bodrumsporit në fushën e Hatayspor në stadiumin e qytetit të Mersinit në Turqi, sfidë që u zhvillua këtë të shtunë dhe që vlente për raundin e 28-të në Ligën e Parë turke të futbollit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në minutën e 53-të ishte Arlind Ajeti që i hapi rrugën fitores së të tijve me golin e parë të ndeshjes. Pas këtij realizimi miqtë shënuan edhe dy herë të tjera me Habesoglu dhe Brazao, ndërsa Taulant Seferi për Bodrumsporin luajti gjithë pjesën e dytë.
Ky ishte goli i 4-t sezonal i Ajetit në kampionat në 25 ndeshje që ka luajtuar me fanellën e Bodrumsporit në Ligën e Parë turke.
Komente






