AMMAN, Jordani - Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Jasir Asani, ishte protagonist në sfidën e radhës në Champions Leaguen e Azisë, duke realizuar dy gola me fanellën e iranianëve të Esteghlal.
30-vjeçari zhbllokoi takimin që në minutën e 10-të në transfertë ndaj Al Hussein, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë me një 'panenka' të realizuar me gjakftohtësi. Në pjesën e dytë, Asani realizoi sërish, duke kaluar përkohësisht skuadrën e tij në avantazhin 1-2.
Megjithatë, dopieta e sulmuesit shqiptar nuk mjaftoi për të shmangur humbjen, pasi vendasit përmbysën rezultatin dhe triumfuan 3-2 dhe duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të kompeticionit.
Me këto dy realizime, Asani e çon në katër numrin e golave në këtë edicion të Champions League të Azisë, ndërsa ka shënuar 13 gola në total.
Komente









