Armë dhe drogë në furgonin e linjës Fierzë-Pukë-Bajram Curri

Armë dhe drogë janë gjetur në furgonin e linjës Fierzë-Pukë-Bajram Curri.

Policia e Pukës, gjatë një kontrolli të ushtruar në bazë të informacioneve paraprake, zbuloi në furgonin me targë AA 982MG një armë tip pistoletë TT dhe 500 gramë hashash, ndërkohë që brenda furgonit të linjës janë gjetur dhe mallra të tjerë në vlerën e 5.000 eurove.

Burime nga Policia e Pukës bëjnë me dije se u arrestua Fatmir Martin Bushgjokaj nga Lekbibaj i Bajram Currit, i cili sipas policisë, posedonte lëndën narkotike.

Ndërkohë, për armëmbajtje pa leje është arrestuar Tonin Zef Pepkolaj.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve