Arma e fshehtë e Putin? Misteri i anijes ruse me ‘ngarkesë të çuditshme’ pranë Krimesë

Arma e fshehtë e Putin? Misteri i anijes ruse me ‘ngarkesë të çuditshme’ pranë Krimesë

Anija ruse pranë Krimesë

Një anije e dyshimtë ruse është kapur duke tërhequr “ngarkesën e pazakontë” që duket të jetë një raketë në ujërat jashtë gadishullit të Krimesë.
Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për pamje të dëshmitarëve që tregojnë anijen që transporton një dërgesë të çuditshme nëpër Kerch Strait, jashtë brigjeve lindore të Krimesë, drejt Rusisë.

Banorët thuhet se morën fotografitë e “ngarkesës së pakuptueshme” derisa ajo po ecte përmes kanalit të ngushtë që lidh Detin e Zi me Detin e Azov.
Vëzhguesit ushtarakë rusë kanë spekuluar se objekti i panjohur mund të jetë “pjesë e raketave” ose një raketë balistike e vjetër ndërkontinentale (ICBM).

Fotot intriguese kanë nxitur gjithashtu edhe spekulime në rrjetet sociale.
Republika e Krimesë u bë fokusi i vëmendjes ndërkombëtare pasi u pushtua dhe u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Aneksimi u kundërshtua ashpër nga udhëheqësit e Ukrainës dhe të botës perëndimore, të cilët e konsideruan atë si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Ukraina dhe vendet e tjera që kufizohen me Rusinë, sidomos me shtetet baltike, kanë qenë “në gjendje alarmi” që nga ajo kohë, duke pasur frikë nga një sulm tjetër ushtarak nga Putini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja