Armand Duka, trukuesi që kërkon të shfaqet si “ëngjëll” dhe e vërteta e sjelljes së finales në Tiranë

Armand Duka, trukuesi që kërkon të shfaqet si “ëngjëll” dhe e vërteta e sjelljes së finales në Tiranë

Armand Duka

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka kaluar në një delir qesharak pas organizimit të finales së Conference League në Tiranë, duke u shfaqur si njeriu që ka gjithë “meritat” për zhvillimin e kësaj finaleje në kryeqytetin shqiptar.

Me një propagandë të rëndomtë, kreu i FSHF-së ka tentuar të shfaqet në publik me një krenari, ku më shumë kishte si qëllim rregullimin e imazhit të tij tek opinioni publik, pasi të gjithë e njohin si një president federate që në vendin tonë kryen vetëm zullume e trukime.

Duka dhe gjithë vartësit e tij që tentojnë të marrin merita që su takojnë, janë të qartë se institucioni ku ata punojnë janë të fundit për nga merita e organizimit të një finaleje të tillë, që për hir të së vërtetës është një finale e dorës së tretë, krahasuar me finalet që janë zhvilluar ne vendet fqinje, si në Maqedoninë e Veriut ku në vitin 2017 u zhvillua finalja e SuperKupës së Europës mes Manchester United dhe Realit të Madridit, dy nga ekipet me të mira të botës.

Finale të tilla janë të pamundura që të vijnë pa lobimin dhe garancinë e pushtetit qëndror, i cili ka gjithë përgjegjsinë për menaxhimin e një eventi të tillë. Ka qene vetë kreu i atëhershëm i UEFA-s Mishel Platini që i pat premtuar kryeministrit Edi Rama, që në rast se qeveria e tij do të arrinte që të ndërtone një stadium modern në kryeqytet, ata do të sillnin një finale europiane.

Fal qeverisë stadiumi “Arena Kombëtare” u ndërtua bashkë me dy stadium të tjera, duke shmangur turpin e Federatës së Armand Dukës e cila deri në atë vit nuk kishte ndërtuar asnjë impiant, ç’ka solli rrezikun që ekipi jonë kombëtar t’i lunate ndeshjet jashtë Shqipërisë.

Edhe zhvillimi i finales së Conference League është padiskutim një meritë shumë herë me e madhe e pushtetit qëndror që i dha garancinë maksimale UEFA-s, duke e bindur që kjo finale të organizohej në kryeqytetin shqiptar, se sa e FSHF-së që të vetmin hall që kishin ishte se si do të kryenin qokat për për shpërndarjen e biletave në tribunat VIP

Është një meritë po ashtu e pushtetit lokal, bashkisë së Tiranës, që ia arriti që t’ia dal në mënyrë perfekte, organizimin e mikpritjes së kësaj finaleje europiane.

Mobilzimi përfekt i gjithë strukturave të bashkisë që bën të mundur ngritjet e fan zonave për dy ekipet, tabelat orientuese, mirëkuptimi që gjeti nga qytetarët për bashkëpunim dhe ndihmën që ti jepnin tifozëve për çdo paqartësi etj, bën që gjithçka të shkonte sipas planit.

Një meritë e padiskutushme është ajo e Ministrisë së Brendshme përmes punonjësve të policisë së shtetit që garantuan dhe menaxhuan gjithçka në mënyrë të përsosur.

Ndërkohë që e gjithë kjo punë e lartpermendur bëhej në terren, më orë të tejzgjatura, në Federatën Shqiptare të Futbollit bëheshin pazare për shitje biletash në treg të zi.

Ndërkohë që gjithë strukturat e shtetit ishin në terren për të mirëpritur tifozët e shmangur ndonjë incident të mundshëm, Armand Duka mendonte se ku do të shtronte darkat luksoze dhe që në krye të tavolinës të qëndronte vera e kompanisë së tij që edhe të ftuarve ua shiti me shifra të majme.

Ndërkohë që gjithë punonjësit e shtetit ishin në terren dhe nuk është se janë shpërblyer me diçka ekstra për punën e tyre të tejzgjatur, Federata e Armand Dukës ka përfituar rreth 200- mijë euro nga qeraja e stadiumit “Air Albania” për zhvillimin e finales. Pa llogaritur këtu dhe lekët që kanë marrë nga shitja e biletave në treg të zi.

Kaq mjafton për të kuptuar se sa meritë ka Federata private e Dukës për organizimin e kësaj finaleje, të cilët të vetmen meritë që kanë dhe nuk ua kalon njeri janë përfitimet monetare për interesa personale, sepse meritat reale i ka qeveria dhe institucionet në varësi të saj që e bindën dhe morën lëvdatat e UEFA-s për gjithë punën që kryen në organizimin dhe menaxhimin e kësaj finaleje.

Në asnjë vend ku janë zhvilluar finale europiane nuk del presidenti i Federatës të bëjë propagandë që të marrë merita për interesa personale siç e bën Armand Duka, sepse e vërteta është se dërgimet  e finaleve në një shtet të caktuar kanë qëllime dhe lobime politike.

Siç ishte rasti i fundit i spostimit të finales se Champions League nga Rusia për në Paris. As aty nuk u shfaq për asnjë moment presidenti i Federatës Franceze për të marrë merita, siç bëri këto ditë Armand Duka i cili nga vetdija që është një personazh i padëshirueshëm tek sportdashësit shqiptar bëri disa përpjekje mjerane për tu dukur si “ëngjëll”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Helga: 28/05/2022 13:42

    Nuk mjafton servilizmi ndaj arrogances se imoralit Rama por duhet qe propoganda dhemb per dhemb te asgjesoje dhe diskreditoje kedo qe del ne skene. Jane duke rishkruar historine e "lavdishme" te Enverit te Ri-Edi, dhe epopene e tij. Vetem te shikosh paralelizmen qesharaka me presidentin e federates se Parisit: pse mos valle doli Marcon dhe shtroi darke dhe sajdisi futbollistet ne pallatin e tij te brigadave ne Elize? Sa injorante te semure qe jeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?



×

Lajmi i fundit

John

Bllokohet çifti i alpinistëve pranë qafës së Valbonës! Njëri ka thyer këmbën, kërkohet ndërhyrja e helikopterit