Në ditën e sotme në emisionin “Botërori +”, në Report Tv, pati një lidhje me skype nga Rusia, pikërisht nga qyteti i Kaliningradit. Fotoreporteri shqiptar Armando Babani, i akredituar për agjencinë EPA, ka treguar emocionet që vijnë nga Kupa e Botës…
Këtu gjatë gjithë ditës është festë. Para ndeshjeve, tifozëritë e dyja skuadrave që luajnë dalin në shesh dhe festojnë sipas mënyrave të tyre. Por edhe kur mbaron ndeshja, tifozët e skuadrës fituese festojnë deri vonë, për të vijuar sërish të nesërmen.
Isha prezent edhe në ndeshjen Serbi-Zvicër. Po ju them që gjatë gjithë ndeshjes tifozët serbë kanë sharë në kor futbollistët shqiptarë dhe ndoshta prandaj Xhaka e Shaqiri festuan ashtu, pasi u provokuan gjatë gjithë takimit.Armando Babani.
(Fotoreporteri Armando Babani)