Armando Broja mund të largohet nga Chelsea në merkaton e janarit. Për 22-vjeçarin e Kombëtares ka dy oferta nga Premier League dhe Blutë i kanë vendosur çmimin 30 milionë euro. Fulham dhe West Ham janë fansat më të mëdhenj të shqiptarit në ishull, teksa edhe në Europë Broja shihet si ideal për shumë ekipe.
"Që nga kthimi nga dëmtimi brutal i ligamentit në sezonin e kaluar, duke gjetur golin pas vetëm 19 minutash ndaj Fulham, Armando Broja është kthyer në një aset të “nxehtë” në merkato. Futbollisti 22-vjeçar është një objektiv i vetë Fulhamit, ashtu si edhe West Ham që ka shprehur publikisht interesin për lojtarin. Pavarësisht lëvdatave nga Mauricio Pochetino gjatë gjithë sezonit.
Është e mundur që futbollist i kombëtares shqiptare të bëjë një lëvizje larg “Stamford Bridge”, me blutë që raportohet se i kanë vendosur një çmim prej 30 milionë paund kartonit të tij. Ndërsa Nicolas Jackson është ende para tij në hierarki dhe me shumë njerëz që kërkojnë opsione më të njohura në sulm në dispozicion të Pochetinos, është e mundur që Broja të lëvizë, edhe pse jo për fajin e tij", thuhet në raportin e 'Football London'.
Nese e merr ndonje skuader champions do ishte super mire per Broja ! Suksese
Përgjigju