ANGLI - Këtë të shtunë në orën 16:00 Liverpooli dhe Burnley do përballen në "Anfield Road" për raundin e 22-të në Premier League. Për miqtë nga minuta e parë një fanellë e ka siguruar edhe Armando Broja.

Ylli shqiptar i sulmit do udhëheqë Burnleyn në rrugën për të bërë surprizën në fushën e kampionëve në fuqi të Premier League. Kjo do jetë ndeshja e 16-të në kampionat që Broja do ketë minuta për këtë sezon, teksa sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar një gol në Premier League dhe një tjetër në Carabao Cup.

Trajneri Scott Parker ka filluar t'i besojë afrimit të verës së shkuar, me Brojën që dëshiron një tjetër gol në sallonin e madh të futbollit evropian. Burnley me 13 pikë mbetet në vendin e parafundit dhe ka 12 ndeshje pa fitore në Premier League, ndërsa nga ana tjetër Liverpooli kërkon tri pikët pas tre barazimeve radhazi. Të kuqtë me 35 pikë për momentin mbeten në pozitën e pestë.

Formacionet zyrtare, Liverpool - Burnley