Armando Broja konfirmon mbylljen e sezonit: Jam i shkatërruar

Armando Broja konfirmon mbylljen e sezonit: Jam i shkatërruar

Armando Broja

Armando Broja ka mbyllur sezonin me Chelsea. Në miqësoren kundër Aston Villas të zhvilluar disa ditë më parë në Abu Dhabi, sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim të rendë në ligamentin e gjurit të djathtë teksa do i nënshtrohet operacionit. Pas "bisturisë" Broja do duhet të qëndrojë nga 5-6 muaj jashtë fushë, çka do të thotë se 21-vjeçari i Kombëtares ka mbyllur sezonin. Lajmin e konfirmon vetë lojtari në kanalet e komunikimit, duke u shprehur se është i shkatërruar që nuk do luajë më për këtë sezon.

“Jam i shkatërruar që viti 2022 përfundoi në këtë mënyrë. Ka qenë tepër e vështirë që të kuptoj gjithçka në ditët e kaluara, por jam i vendosur të rikthehem edhe më i fortë dhe më i mirë se më parë. Kjo është vetëm një hap pas, për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen. Falënderoj të gjitha ata që më kanë dërguar mesazhet e tyre mbështetëse, vlejnë shumë për mua. Do kthehem së shpejti”, shkruan Broja.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës