Armando Broja lë pas dëmtimin, Pochettino: Të hënën merr minuta me kryesuesit

Armando Broja lë pas dëmtimin, Pochettino: Të hënën merr minuta me kryesuesit

Armando Broja

Armando Broja ka lënë pas dëmtimin dhe do jetë gati për Chelsea. Ky është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren kuqezi në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për grupin E të Euro 2024.

Trajneri Mauricio Pochettino ka konfirmuar sot se 22-vjeccari shqiptar është bashkuar me grupin dhe dhimbja në gju është lënë pas. 

“Armando Broja do të jetë i gatshëm të hënën kundër Tottenham dhe mund të luajë disa minuta”, tha Pochettino. Kujtojmë se për nëntë muaj Broja qëndroi jashtë dhe pas rikthimit ndjeu sërish dhimbje, që e mbajti jashtë edhe për disa javë.

Duket se edhe Sylvinho do e ketë një ftesë për djaloshin, në prag të ndeshjeve që Kombëtarja luan me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, më 17 dhe 20 nëntor.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer