Armando Broja 'me këmishë', ylli i Fulham mungon 1 muaj! Momenti për djaloshin kuqezi

Armando Broja 'me këmishë', ylli i Fulham mungon 1 muaj! Momenti për djaloshin kuqezi

Armando Broja me fanellën e Fulham

Sulmuesi kryesor i Fulham, Raul Jimenez do mungojë një muaj dhe Armando Broja ka momentin e tij për të treguar cilësitë në Premier League.

Raul Jimenez do të mungojë për të paktën një muaj pasi skanimet zbuluan shkallën e dëmtimit të sulmuesit të Fulhamit të pësuar kundër Evertonit javën e kaluar. 32-vjeçari humbi duelin 2-2 me Burnley të shtunën dhe ka një garë me kohën për t'u rikthyer para pushimit ndërkombëtar të marsit.

Lëndimi është një goditje për trajnerin Marco Silva, pasi ai humbet golashënuesin e tij më të mirë, i cili ka shënuar pesë gola këtë sezon. Ndërkohë Armando Broja bëri debutimin nga pankina, pasi iu bashkua klubit në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Chelsea.

Broja nuk shihet si zëvendësues i Jimenezit, por është i vendosur për t'u bërë titullar i rregullt në javët e ardhshme. Silva shpjegoi se Fulham e kaloi janarin në kërkim të një sulmuesi përpara se marrëveshja e huazimit të Brojës të arrihej në orët e fundit të merkatos së janarit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Duhet të çliroheni nga disa ngarkesa në dashuri e punë...çfarë thonë yjet për ju sot

Duhet të çliroheni nga disa ngarkesa në dashuri e punë...çfarë thonë yjet për ju sot