Armando Broja me 'valixhe në duar', kush është i riu i akademisë që i zë vendin te Chelsea

Armando Broja me 'valixhe në duar', kush është i riu i akademisë që i zë vendin te Chelsea

Armando Broja dhe Deivid Washington

Armando Broja është emri më i lakuar në merkaton e Chelseat. Sulmuesi i Kombëtares kërkohet nga Fulham, West Ham dhe Wolves, me Blutë që e vlerësojnë 60 milionë euro 22-vjeçarin shqiptar.

I dalë nga akademia e Chelseat, Broja ditët e fundit është në shitje dhe klubi po pret ofertën e përshtatshme për ta lënë të lirë. Veç një largimi përfundimtar, Broja edhe mund të huazohet për më shumë minuta.

Si një ndër lojtarët më të dashur për tifozët dhe me kontratë deri në verën e 2028, nuk do jetë aspak çudi që sulmuesi kuqezi të vijojë të jetë pjesë e Bluve nëse këta të fundit nuk binden nga ana ekonomike për ta lënë të lirë.

Me vetëm dy gola këtë sezon, Broja tanimë e ka edhe zëvendësuesin në rast të një largimi. Në Angli bëjnë me dije se Deivid Washington mund të marrë minuta te Chelsea dhe të zërë vendin e Brojës në hierarkinë e trajnerit Pochettino.

I riu i akademisë ka qenë në stol për shumë kohë me ekipin e parë, pa mundur të bëjë paraqitje në Premier League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

K’cimi i Tropojës në UNESCO, flasin ‘rojtarët’ e traditës

K’cimi i Tropojës në UNESCO, flasin ‘rojtarët’ e traditës