Armando Broja pritet të kalojë një verë të nxehtë sa i takon të ardhmes, pasi sulmuesi i Kombëtares kërkon shkëputjen përfundimtare nga Chelsea. 23-vjeçari e ka parë veten në huazime dhe i kushtëzuar nga dëmtimet nuk ka treguar asgjë nga potenciali i tij në aventurat disa mujore me Fulham dhe Everton.

Gazetari i Sky DE në Gjermani, Florian Plettenberg bën me dije se për sulmuesin e Kombëtares ka interes të shtuar nga RB Leipzig dhe Wolfsburg. Të dyja klubet e duan sulmuesin paçka se për të ka interes edhe nga Premier League apo edhe nga Serie A.

Broja, kontrata e të cilit skadon në verën e 2028 i ka kërkuar Chelsea që të pranojë ofertën më të mirë për ta lënë të lirë të largohet përfundimisht.