Armando Broja do jetë mungesa e madhe për Fulham, që sot në 16:00 luan kundër Aston Villas në Londër për raundin e 25-të në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares po kalon një gjendje gripale dhe është lënë në shtëpi nga trajneri Marcos Silva.
Edhe vetë Broja ka konfirmuar lajmin në kanalet e komunikimit. "Për fat të keq gjendja gripale më bëri që mos jem sot me ekipin. Uroj fat për çunat, me fitore", shkruan Broja.
Kujtojmë se 22-vjeçari në janar la Chelsean dhe kaloi në huazim te Fulham, ku ka luajtur dy ndeshje si zëvendësues.
Në "Creven Cottage" janë prezent edhe trajneri i Kombëtares Sylvinho dhe ndihmësi i tij Zabaleta. Stafi i kuqezinjve dëshironte të ndiqte nga pranë Armando Brojën, me sulmuesin që për shkak të një gjendje gripale ka mbetur në shtëpi dhe i pagrumbulluar nga Fulham. Trajneri dhe stafi kuqezi pritet të ketë një takim "kokë më kokë" me sulmuesin 22-vjeçar.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
FOTOLAJM/ Sylvinhos dhe Zabaletas i shkon rruga dëm, kamera i fokuson në ndeshjen e Fulham! Armando Broja në shtëpi
Fulham po luan kundër Aston Villas në Londër për raundin e 25-të në Premier League. Në "Creven Cottage" janë prezent edhe trajneri i Kombëtares Sylvinho dhe ndihmësi i tij Zabaleta.
Stafi i kuqezinjve dëshironte të ndiqte nga pranë Armando Brojën, me sulmuesin që për shkak të një gjendje gripale ka mbetur në shtëpi dhe i pagrumbulluar nga Fulham.
Trajneri dhe stafi kuqezi pritet të ketë një takim "kokë më kokë" me sulmuesin 22-vjeçar.