Armando Prenga: Nuk kam 7, ja 2
identitetet e mia, të tjerat shpifje!

Armando Prenga: Nuk kam 7, ja 2<br />identitetet e mia, të tjerat shpifje!
Armando prenga, deputeti i dorëhequr ka bërë publike 2 dëshmi penaliteti të marra nga shteti Italian.
 
Sipas tij dokumentet e gjykatës së Milanos që faktojnë se është i pastër,  i kanë mbërritur vetëm ditën e sotme dhe do t’i përcillen institucionet shqiptare.
 
Dëshmitë e penalitetit janë marrë për dy identitete Armando Prenga dhe Mondi Prenga.
 
Në një prononcim për Shqiptarja.com ish-deputeti shprehet "Këto janë dokumente të Italisë që tregojnë se nuk kam asnjë lloj dënimi.
 
Të gjitha janë vetëm shpifje. Nuk ia kam dërguar prokurorisë dhe KQZ sepse ishte fundjavë dhe nuk kisha ku t’i merrja, më erdhën sot.
 
Unë nuk kam asnjë lidhje me emër tjetër. Shenjat e gishtave janë unike, nuk kanë lidhje me emrat. Më të saktë se këto vërtetime nuk ka
” u  shpreh Prenga.
 
Deputeti Armando Prenga rezulton i njohur për policinë italiane me 7 emra të ndryshëm.
 
prenga deshmai 2

prenga deshmai 1
 
Dëshmitë e penalitetit sipas Armando Prengës, të marra në shtetin italian

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg