Armando Sadiku nuk ndalet
shënon 2 gola për Zyrihun

Armando Sadiku nuk ndalet<br />shënon 2 gola për Zyrihun
4 me 0 është mbyllur ndeshja midis Zyrihut dhe Vohlen, ku dy prej golave janë shënuar nga Armando Sadiku. Sadiku ka shënuar në minutën e 19 dhe të 83-ën duke qenë ai autor i golit të parë dhe të fundit të asaj ndeshjeje.

Lojtari shqiptar edhe njëherë ka konfirmuar protagonizmin e tij absolut në fushë duke hedhur poshtë çdo pikëpyetje të ngritur mbi cilësinë e lojës që bën. Golat e Vinter dhe Rodruigues të shënuar në minutën e 40 dhe 44-t ishin vijueshmëria e një fitoreje të sigurt të cilën e parapriu goli i sulmuesit shqiptar.
 
Sadiku ka shënuar 3 gola në tre ndeshje të luajtura në këtë skuadër të kategorisë së dytë kampionatin zviceran. Burim Kukeli është lojtari tjetër shqiptar i cili u aktivizua në fushë që nga minuta e parë pas një dëmtimi të javës së kaluar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk