Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar për trafik armësh. I riu i identifkuar si Klodian Mustafa u arrestua në rrugën “Myslym Keta” nga blutë e Komisariatit Nr. 4.
Gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion.
Sipas informacioneve i riu i kishte sjellë armët e zjarrit nga qyteti i Sarandës me qëllim shitjen kryesisht në zonën e Freskut dhe Tufinës. Vlera e tyre arrinte shumën 800 euro secila.
"Në kuadër të operacionit “Next” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen", informoi më tej policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









